1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Historitë e të mbijetuarve të Holokaustit ngjiten në skenë

Louise Gorman /Amarildo Topi28 Shtator 2013

Historitë e të mbijetuarve të Holokaustit janë duke u treguar nga një trupë teatrore që po bën një tur në Europë. Performanca përdror dramën, fotografinë dhe artifaktet për të thënë: "Më mbaj në mendje."

Fotografi: Renate Pelzl

Shtatë rrëfyesve të historive u urohet fat. Audienca pret me durim. Skena ndodhet brenda ndërtesës historike, Sinagoga e Re e Berlinit (ndërtesa në foton më sipër). Moderatori prezanton autorin, një i mbijetuar i Holokaustit. E titulluar "Keep Me in Mind" (Më mbaj në mendie) performanca ritregon jetën e Benjamin Ginzburg, Miriam Kremin, Josef Künstlich, Ester Liber, Leakadia Szlak, Siegfried Teller dhe Sara Zamir.

Tani ata janë midis 80-90 vjeç dhe jetojnë në Haifa. Shtatë të mibjetuarit e Holokaustit (ose Shoah siç e qujane hebrejtë) kanë dokumentuar jetën e tyre përmes shkrimeve dhe vizatimeve. "Vizatimet janë si shkronjat ose hartat: Ata duhet të lexohen", thotë Michael Brauchli, një nga pjestarët e ekipit të artistëve pas skenës. "Ne përpiqemi të krijojmë një moment me një person që t'i kujtohet e shkuara. Aty përfshihesh dhe prekesh."

Christina Friedrich dhe Michael BrauchliFotografi: Matze Hielscher

Trashëgimia

Në fund të çdo performance, mesazherët, të cilët janë të gjithë vullnetarë, ftojnë audiencën të marrin një copëz të historive për ta ndarë më pas me të tjerët. Nxënësi i klasës shtatë Kazimierz Schorlemmer humbi orën e fundit të mësimit për të parë performancën në Berlin.

Ai dëgjoi me kujdes historinë e një të mbijetuare që mallkonte veten se kishte mbijetuar e ndërsa vëllai i saj më i vogël kishte humbur jetën. Ashtu si mijëra të tjerë, nëna dhe vëllai i saj, u çuan në Aushvic dhe u vranë. "Unë mendoj se është e rëndësishme ta kalosh tek njerëzit e tjerë", thotë 12 vjeçari Kazimierz

Mos harro

Fotografi: keepmeinmind/Miriam Kremin/Eyal Dinar

Miriam Kremin ishte 16 vjeç kur ajo emigroi në një geto hebrejsh, atje ku sot është Ukraina. Prindërit e saj ndërkohë ishin vrarë dhe ajo vazhdoi shtegëtimin e saj drejt një vendi të sigurtë për tre vjet. Ishte frika e Kremin se pas vdekjes së saj asnjëherë nuk do të besonte historinë e saj, ajo që frymëzoi regjisoren gjermane të teatrit Christina Friedrich. "Kjo fjali më goditi në zemër. Unë mendova si mund ta mbaj të gjallë historinë e saj", thotë ajo.

Friedrich vizitoi Kremin në Haifa, atje ku 91- vjeçarja jeton së bashku me të mbiejtuarit e tjerë të Holokaustit. Dy vjet më vonë një grup, organizatorët e "Keep Me in Mind" mblodhën shtatë të mbiejtuar nga qendra e kujdesit në Haifa, të cilët ishin gati të tregonin historitë e tyre.

'Hap mendjet tona'

Foto gjatë pushimeve familjare të Miriam KreminFotografi: keepmeinmind/Miriam Kremin/Eyal Dinar

E financuar nga Fondacioni Kulturor Gjerman, perfomanca u ngjit në skenë për herë të parë në Berlin dhe tani është duke udhëtuar në gjithë Europën. Jens-Christian Wagner, Drejtori i Fondacionit Buchenwald dhe Mittelbau-Dora Memorials, e quan projektin si inovativ dhe rezultati është shumë prekës. "Këtu këto dëshmi thuhen nga njerëz të tjerë, të cilët jo vetëm tregojnë historitë e tyre por tregojnë edhe fotografi e vizatime të tyre", thotë Wagner.

Friedrich thotë se projekti nuk sjell thjesht të shkuarën, por është gjithashtu i projektuar "të hapë ndjenjat tona, të hapë mendiet e njerëzve të cilët janë në momente të rrezikshme për jetën".

"Keep Me in Mind" mund të ndiqet falas. Në tetor do të shfaqet në Vilnius dhe në dimër në Bruksel, ndërsa vitin tjetër do të ngjitet në skenat e Varshavës, Venecias, Marsejës, Londrës dhe Berlinit.