Holandë: Ekipe të përziera futbolli
15 Maj 2021Reklamë
Shoqata Holandeze e Futbollit e quajti këtë vendim një "moment historik" me të cilin dëshiron që vajzat dhe gratë të kenë një vend në peizazhin e futbollit.
Deri tani në Holandë ekipet e përziera lejoheshin vetëm për të rinjtë dhe të moshuarit.
Në sezonin e fundit u zhvillua një provë me një ekip të përzierë. 19-vjeçarja, Ellen Fokkema, ishte gruaja e parë që luajti në ekipin e parë të meshkujve të një klubi amator.
Ekipet e përziera janë një hap i mëtejshë jo vetëm për barazinë gjinore por edhe që ky sport të bëhet më përfshirës.