1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hollande - vendim të shpejtë për Greqinë

gmf/pg ( afp, dapd, dpa,rtr) / Esat Ahmeti25 Gusht 2012

Pas vizitës së tij në Gjermani, kryeministri grek Samaras ka vazhduar në Paris me presidentin francez Hollande bisedimet për lehtësimin e paketës së kursimeve. Shumë sukses ai nuk pati as atje.

Fotografi: AP

Presidenti francez Francoise Hollande i ka bërë thirrje Greqisë që të dëshmojë "kredibilitetin" e përpjekjeve të saj për reforma. Pas takimit një-orësh me kryeministrin Antonis Samaras, Hollande foli për një situatë të vështirë për këtë vend. Pa shpresë është duke u zhdukur kohezioni social në Evropë.

Në foto, presidenti francez François HollandeFotografi: Reuters

Për kërkesën e Greqisë për zbutjen e paketës së kursimeve ai po ashtu ishte i rezervuar, sikur që ishte të premten kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së Samarasit në Berlin. Greqia dëshiron të ketë dy vjet kohë për të filluar me zbatimin e reformave. "Një sukses grek është një sukses evropian", tha kryeministri grek.

Hollande angazhohet për vendime të shpejta

Në përpjekjet për të ardhmen e anëtarit të eurozonës të futur thellë në borxhe Hollande kërkoi një vendim të shpejtë. Vendimi duhet të merret sapo të jetë gati raporti i Trojkës së kreditorëve, Komisionit Evropian, Bankës Qendrore Evropiane dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Raporti i Trojkës pritet të prezantohet në samitin e BE-së në tetor.

Çështja e mbetjes së Athinës në Unionin Monetar nuk u përmend. Qeveria greke, megjithatë, duhet të dëshmojë vendosmërinë e saj  për të arritur qëllimet e saj. Samaras tha se Greqia do të mbajë euron, edhe pse "disa ende vazhdojnë të spekulojnë kundër Greqisë".

Në foto, kryeministri grek Antonis SamarasFotografi: dapd

Merkel të premten në një bisedë me Samaras-in ka insistuar në respektimin rigoroz të afateve të dakorduara me donatorët ndërkombëtarë. Edhe Merkel si Hollande, tha se 17 vendet anëtare të eurozonës duhet të presin derisa e ashtuquajtura Trojka të nxjerrë raportin për Greqinë para se të merren vendime të reja. Ajo gjithashtu është shprehur për mbetjen e Greqisë në eurozonë duke sqaruar se ajo nuk njeh askend në koalicionin qeveritar që nuk e dëshiron një gjë të tillë.