1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Holokausti - Komunikimi dhe toleranca

Sarah Faupel3 Nëntor 2008

Si mund të flitet me gjuhën moderne për Holokaustin dhe vrasjen e miliona hebrenjëve në kohën e nacional-socializmit? Me këto tema merren studimet e masterit, në Kolegjin e Berlinit Touro.

Kolegji Touro Berlin
Kolegji Touro BerlinFotografi: Touro College

Kolegji Touro është paksa i fshehur në një pjesë të banuar në perëndim të Berlinit. Pas një muri të lartë dhe disa shtëpive gjendet godina e ndërtuar në shekullin e kaluar.

"Eshtë kjo një shtëpi e hebrenjëve e ndërtuar në vitet e 20 të shekullit të kaluar. Në vitin 1933 është konfiskuar dhe është përdorë për nevojat kishtare të ministrave të Rajhut. Pas luftës ishte pronë e qytetit, ndërsa prej disa vitesh këtu është vendosur Kolegji Touro", shpjegon profesori Loose, një prej docentëve të studimeve Holokausti, Komunikimi dhe toleranca. Kolegji ka gjithësej 120 studentë, ndërsa 13 prej tyre janë në studimet master, të cilat ekzistojnë prej një viti.

"Trajtimi është shumë personal, njeriu ka shumë kohë për docentët, ndërsa në dhomat më të vogla është më mirë të shtrosh pyetje dhe të zhvillosh debate të thella me mundësi shprehje mendimesh."

Guy Band është një izraelit dhe deri tani i huaji i vetëm në këto studime.

"Në Gjermani fillimisht kam bërë një vit shërbim dhe studime për holokaustin, me qëllim që të mësojë edhe për qëndrimet tjera ndaj kësaj çështjeje. Ndërsa më vonë kam dëgjuar për këtë program studimesh."

Mënyra e studimit ia ka mbushur mendjen, sepse këtu nuk radhiten vetëm faktet historike për Holokaustin, por mësohet edhe për ndryshimet shoqërore dhe mediat.

"Përkujtimet paraqesin sot edhe sfida krejt tjera, kur në arkën e shkollës paraqitet një përqindje e madhe e studentëve me prejardhje të huaj dhe jo si në vitet 60. Ndryshimet përmes teorive të ndryshme të komunikimit janë një fenomen që kërkon më shumë kujdes, sepse nuk është fjala vetëm për transferimin e dijes, por edhe për sjelljen ndaj ndryshimeve dhe reagimin adekuat."

Kusht për regjistrim është interesi ndaj temës dhe studimet e kryera. Drejtimi nuk është me rëndësi. Këtu ka politologë, shkencëtarë të fesë, historianë, pedagogë dhe gazetarë. Për studenten Anke Eisfeld kjo është në veçanti me rëndësi.

"Pikërisht kjo është me rëndësi sepse në kolegj mund të takosh njerëz me profesione dhe përvoja të ndryshme, të cilët vijnë këtu dhe mësojnë së bashku."

Pas katër semestrave, mund të marr titullin e masterit. Me këtë diplomë mund të punosh në muze, në arsimimin politik, në media apo si pedagogë, por deri tani nuk ka të dhëna se sa me të vërtetë të ndihmon kjo diplomë.

„Do të punoja me dëshirë në gazetari, ku do të pasqyroja edhe njohjet për Holokaustin", thotë Anka, ndërsa shoqja e sajInga Hohlmanns pohon se do të vazhdojë me vendosjen e kontakteve në këtë lëmi. Berlini është një vend i përshtatshëm për këtë.