1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
FutbollGjermani

Homazh legjendës Franz Beckenbauer: "Një gjerman i madh"

19 Janar 2024

Beckenbauer ishte shumë më tepër se sa një futbollist i talentuar në Klubin FC Bayern dhe në ekipin e Kombëtares së Gjermanisë. Ky ishte lajtmotivi i ceremonisë përkujtimore për "Kaiser-in" në stadiumin Münchener Arena.

Fotografi e futbollistit Franz Beckenbauer në stadiumin e Mynihut dhe tenori Jonas Kaufmann duke kënduar pranë kurorës me trëndafilë të kuq
Ceremonia përkujtimore në Münchener Arena për të nderuar figurën e legjendës së futbollit Franz BeckenbauerFotografi: LEONHARD SIMON/REUTERS

"Franz e shfaqte shkëlqimin fare çlirët në mënyrën e tij personale", tha Herbert Hainer, president i klubit FC Bayern, përpara rreth 30.000 pjesëmarrësve në ceremoninë përkujtimore për Franz Beckenbauer në stadiumin Münchener Arena. "Kaiser", sikurse cilësohej Beckenbauer për shkak të mënyrës elegante si ai luante futboll, për 18 vjet ka luajtur për ekipin me rekord kampioni në Gjermani dhe si kapiten e ka drejatuar atë drejt trofeve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare. Edhe pas periudhës aktive të tij ai i ka dhënë tonin klubit: si trainer dhe më pas si nënpresident. "Ne kemi pasur fat, që përjetuam 'kohën e Kaiser-it", tha Hainer.

Beckenbauer ndërroi jetë më 7 janar në moshën 78 vjeçarenë qytetin e tij austriak, Salzburg. Të premten e kaluar (13.01.2024) në funeral mori pjesë rrethi i ngushtë familjar dhe trupi i tij vendos në varrin e familjes në një varrezë të Mynihut.

Presidenti Frank Walter SteinmeierFotografi: Heike Feiner/Eibner/IMAGO

Steinmeier: Beckenbauer një "gjerman i madh"

Presidenti Frank-Walter Steinmeier e cilësoi Beckenbauerin si një "gjerman të madh" dhe si "ambasadorin më të preferuar të vendit tonë".Kudo në mbarë globin e njihnin futbollistin e jashtëzakonshëm gjerman, tha Steinmeier: "Në mbarë botën njerëzit e kanë nderuar, adhuruar dhe dashur Franz Beckenbauer-in. Ne po ndahemi nga një futbollist dhe njeri i mrekullueshëm."

Miku i Beckenbauer-it dhe bashkëlojtari për një kohë të gjatë i tij, Uli Hoeness, vlerësoi krahas aftësive të jashtëzakonshme të futbollistit Beckenbauer edhe cilësitë njerëzore të tij: "Kushdo që kishte një problem, i drejtohej Franz-it. Ky ishte një ndër tiparet më të rëndësishme të tij. Ai ishte pafundësisht zemërgjerë."

Fotografia e Franz Beckenbauerit si lojtari libero me numrin 5 e projektuar në mesfushëFotografi: Tobias Schwarz/AFP/Getty Images

Si "kryevepër" presidenti i nderit i Klubit FC Bayern, vlerësoi faktin që Beckenbaueri realizoi të sjellë në Gjermani kampionatin Botëror të Futbollit 2006. Hoeness kujtoi "përrallën verore" (sikurse u quajt kampionati asokohe), kur njerëzit në mbarë Gjermaninë valëvisnin flamurin kombëtar: "Këtë duhet ta arrijmë sërish, ne jemi të gjithë krenar për vendin tonë. Por dua të theksoj fare qartë, se në këtë proces nuk dua të jetë e pranishme AfD-ja."

Për këngën e kënduar nga tenori i njohur gjerman Jonas Kaufmann njëmbëdhjetë shokë e bashkëlojtarë të Beckenbauer-it kishin vendosur kurorë me trëndafilë të kuq në mesfushën e stadiumit. Ndër ta bënin pjesë anëtarët e ekipit që u shpall kampion më 1974 si Wolfgang Overath, Günter Netzer dhe Berti Vogts, lojtari rekord i kombëtares Lothar Matthäus dhe kryetari i kryesisë së klubit FC Bayern, Karl-Heinz-Rummenigge. Në mesfushë ishte projektuar një fotografi e liberos legjendë me numrin 5.

Në ceremoninë përkujtimore ishin të pranishëm në Münchener Arena krahas familjes së Beckenbauer-it edhe shokë e miq të tij nga politika e sporti. Përfaqësuesit më të lartë të shtetit si presidenti Steinmeier, kancelari Olaf Scholz dhe kryeministri Bavarisë Markus Söder. Edhe traineri i kombëtares Julian Nagelsmann, traineri i titullit kampion më 2014 Joachim Löw, dhe drejtori i sportit në Federatën Gjermane të Futbollit Rudi Völler ishin gjithashtu ndër të ftuarit.

Ekipi aktual i FC Bayern me Manuel Neuer, Harry Kane dhe Thomas Müller ndërpreu përgatitjet për ndeshjen e Bundesligës të dielën ndak Werder Bremen, për të marrë pjesë në ceremoni. Për Federatën Europiane të Futbollit UEFA kishte ardhur si i pranishëm në Mynih presidenti Aleksander Ceferin. Edhe legjenda e tenisitdhe tifoz i Bayern, Boris Becker përkujtoi në ceremoni të madhin Beckenbauer.