1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Hong Kong: 36 të vdekur nga zjarri në një kompleks banimi

26 Nëntor 2025

Nga zjarri në një komples banimi me kulla në Hong Kong është ende e paqartë sa mund të arrijë numri i viktimave. Deri tani bëhet fjalë për rreth 36 të vdekur dhe ende rreth 279 persona të pagjetur.

China Hongkong Tai Po 2025 | Großbrand im Wohnkomplex Wang Fuk Court
Fotografi: Yan Zhao/AFP/Getty Images

Shtatë nga tetë kullat e komleksit të ndërtesave të banimit janë përfshirë nga zjarri. Këto të dhëna i vuri në dukje kryeministri i zonës me administrim të veçantë kinez, John Lee. 29 persona ndodhen ndërkohë në spital. Lee tha, se zjarri në lagjen Tai Po gradualisht po "vihet nën kontroll". Zjarri u përhap në shtatë kulla përmes një skele ndërtimi prej bambuje përpara fasadës së një ndërtese në bllokun e banimit

Punë e vështirë për shuarjen e zjarrit dhe shpëtimin

Për shkak të temperaturave në vendin e fatkeqësisë është mjaft e vështirë puna e ekipeve të shpëtimit dhe zjarrëfikësave. Rreth 700 banues ndërkohë janë transferuar në vendstrehime emergjence. Sipas zëvendësshefit të zjarrëfikësit për shkak të erës flakët përhapen me shpejtësi e po ashtu era bën që rrenojat nga zjarri të fluturojnë me shpejtësi në të gjithë zonën. Të gjitha njësitë e zjarrëfikësit janë mobilizuar për shuarjen e zjarrit, tha Lee më tej. Nga Kina kreu i shtetit dhe i partisë Xi Jinping dërgoi ngushëllimet, sikurse njofton televizioni kinez. Ai siguroi mbështetje për rajonin me administrim të veçantë. 

Fotografi: Yan Zhao/AFP/Getty Images

Shkaku i zjarrit nuk është i qartë. Sipas mediave lokale, tre burra janë arrestuar nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia. Autoritetet nisën hetimet dhe kanë shënjestruar standardet e sigurisë të skelave prej bambuje. Hong Kongu është një ndër vendet e fundit në botë, ku ende përdoren skelat prej bambuje. Gati 2.000 apartamente me rreth 4.800 banorë ka kompelksi i banimit Wang Funks Court me gjithsej tetë kulla secila me nga 32 kate. Sikurse konfirmon qeveria e Hong Kongut, edhe një punonjës i zjarrëfikësit ka gjetur vdekjen prje flakëve. 37 vjeçari u gjet pa ndjenja në vendin e shërbimit dhe më pas ndërroi jetë në spital prej plagëve të marra.

dpa/ard

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW