1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

I dërguari i OKB-së Gambari mbërrin për një mision të dytë në Birmani

3 Nëntor 2007
Plot një muaj pas shtypjes me dhunë të protestave paqësore nga rregjimi ushtarak në Birmani i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara Ibrahim Gambari do të nisë sot vizitën e tij të dytë në këtë vend. Në selinë e qeverisë në Naipidau Gambari do të zhvillojë bisedime me pushtetmbajtësit. Vizita e Gambari bëhet në një kohë kur marrëdhëniet mes qeverisë birmaneze dhe OKB-së janë të acaruara pasi junta shpalli të premten person të padëshëruar diplomatin më të lartë të OKB-së në vend, Charles Petrie. Petrie kishte kritikuar hapur qeverinë dhe kishte dënuar varfërinë në vend.