1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW
Sport

Si karamele - futbolli dhe ilaçet për qetësimin e dhimbjeve

Joscha Weber
10 Qershor 2020

Hulumtimet e reja të mediave gjermane tregojnë se në ekipet gjermanë të futbollit marrja e pilulave për qetësimin e dhimbjeve është e zakonshme. Ky problem madje nuk është i ri.

Fußball Bundesliga Schalke Trainingslager
Fotografi: picture-alliance/augenklick/firo Sportphoto

Ilaçet kundër dhimbjeve përdoren gjerësisht në futbollin gjerman. Ky është rezultat i një viti hulumtimesh i gazetarëve që merren me dopingun në ARD dhe i rrjetit ivenstigativ Correctiv. Ekipi i gazetarëve investigues intervistoi më shumë se 150 lojtarë aktualë të Bundesligës, ish-lojtarë profesionistë, trajnerë, mjekë të ekipeve, shkencëtarë dhe zyrtarë në lidhje me marrjen e qetësuesve për dhimbje.

Njëri prej të intervistuarve ishte Neven Subotic. Mbrojtësi sqaron se nuk kemi të bëjmë me disa raste të pakta individuale. Ai tha se ekziston një sistem " transferimi i presionit". "Presioni kalon nga lart poshtë, nga njëri te tjeri dhe në fund presioni më i madh mbetet tek lojtari, i cili humbet më së shumti." Sipas hulumtimeve futbollistët profesionistë marrin madje shpesh pilula edhe për profilaksi, pra edhe pse nuk kanë dhimbje akute.

Neven SuboticFotografi: Getty Images/Bongarts/M. Kern

Edhe në futbollin amator

Edhe futbollistët amatorë marrin ilaçe kundër dhimbjeve. Në një anketim jo përfaqësues të gazetarëve investigativë, 79 përqind e mbi 1.100 futbollistëve amatorë të anketuar iu përgjigjën pozitivisht pyetjes, nëse kishin përdorur qetësues kundër dhimbjeve gjatë karrierës së tyre. Këto shifra "shokuan" dhe Presidentin e DFB-së, Fritz Keller. Ai njoftoi se do të ndërgjegjësojë për këtë problem klubet dhe trainerët. Në fund të fundit, sporti amator "synon t'i mbajë njerëzit të shëndetshëm dhe të mos i dëmtojë ata".

Presion ndaj futbollistëve

Ish-lojtari i kombëtares gjermane, Karlheinz Förster tha se dikur ishte e zakonshme që në rastin e dhimbjeve më të vogla të merrje Voltaren. Ai thotë se për shkak të lëndimeve gjatë lojës ka ende probleme me kyçin e këmbës. Sipas tij të gjithë synojnë që lojtari që dëmtohet gjatë ndeshjes të dalë sa më shpejt përsëri në fushë. Dhe mjekët e ekipeve u japin vazhdimisht medikamente qetësuese në vend që t'i lënë kohë trupit të rikuperohet.

Fotografi: picture-alliance/Zoonar/R. Kneschke

Mjeku i ekipit në TSG 1899 Hoffenheim, Thomas Frölich, nuk e konsideron marrjen e qetësuesve për dhimbjet si problem. "Në sportin profesionist natyrisht që ne themi se doping janë vetëm substancat që janë në listë." Dhe qetësuesit e zakonshëm nuk janë në listën e dopingut. Gjetjet e ekipit të gazetarëve hulumtues janë domethënëse dhe shqetësuese, por ata nuk të habisin më. Sidoqoftë qëndrimi i Federatës Gjermane të Futbollit që e toleron marrjen e medikamenteve qetësuese prej vitesh shtron mjaft pyetje.