1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Inceneratorët: Aferë gjigante korruptive e barrë mjedisore

04:38

This browser does not support the video element.

Elona Elezi nga Tirana
7 Qershor 2024

Incenerimi në Shqipëri, faza e fundit e trajtimit të mbetjeve në hierarkinë e direktivave të BE, iu ofrua qytetarëve si zgjidhja e parë më efektivja e situatës, por u shndërrua në një prej aferave më të mëdha korruptive.

Fatura të majmeve që kapin shifrën rreth 200 milionë euro,tre inceneratorë në letra por asnjëri në punë, biznesmenë e politikanë të lartë në kërkim policor e shumë të tjerë që hyjnë e dalin nga dera e SPAK, landfille të tejmbushur që rrezikojnë një krizë mjedisore. Këto janë pasojat e deritanishme të inceneratorëve, dosjet penale të të cilëve kanë shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe mjedisore në Shqipëri