1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Incident në Tribunal: gjenerali kroat vdes në klinikë

29 Nëntor 2017

Gjenerali boshnjako-kroat Slobodan Praljak i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte vdiq sipas raporteve të medieve në Hagë. Pasi burgimi i tij u konfirmua, ai besohet se piu helm.

Letztes Urteil des UN-Tribunals Bruno Stojic und Slobodan Praljak
Fotografi: picture-alliance/dpa/ANP/R. Van Lonkhuijsen

Gjenerali boshnjako-kroat Slobodan Praljak, i dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Tribunali i OKB-së për krime lufte, sipas agjencive të lajmeve vdiq në spital në Hagë. Këtë e bëjnë të ditur televizioni shtetëror kroat si dhe agjencia e lajmeve Hina. 72 vjeçari pati deklaruar më parë në sallën e gjyqit në kroatisht se është i pafajshëm dhe pastaj piu një lëng nga një shishe e vogël ose një gotë, në të cilin sipas fjalëve të tij ndodhej helm. Në seancën gjyqësore gjykata e pati konfirmuar dënimin e Praljakut, të vendosur në maj 2013.  

Gjykatësi që kryesonte seancën e ndërpreu menjëherë atë. Spektaktorët nuk mund patën mundësi të shikojnë, nëse i padituri u rrëzua. Gjykatësi dhe avokatët reaguan të tronditur.

Gjykimi ka rëndësi të veçantë për Kroacinë

Gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995) Praljaku ishte komandanti i ushtrisë së kroatëve boshnjakë. Në procesin e apelit, Gjykata pati konfirmuar disa vendime kundër ekipit drejtues të kroatëve boshnjakë për shkak të krimeve të rënda të luftës në luftën e Bosnjës. Kështu, i akuzuari kryesor Jadranko Prlic (58), ish-kryeministri i shtetit të atëhershëm të vetëshpallur Herzeg-Bosna u dënua sërish me 25 vjet burg. Bruno Stojic, ish-përgjegjësi për mbrojtjen, mori njësoj si Praljaku 20 vjet heqje lirie. Ata akuzohen ndër të tjera për vrasje me paramendim, dëbim, tortura dhe përdhunime.

Slobodan Praljak në gjyqFotografi: picture-alliance/AP/A. Emric

Ky dënim ka karakter veçanërisht shpërthyes për Republikën e Kroacisë, e cila sot është anëtare e BE. Sepse gjykatësit patën konstatuar në vitin 2013 në shkallën e parë bashkëfajësinë e Presidentit të atëhershëm Franjo Tudjman. Po të konfirmohet kjo, ndaj Kroacisë mund të paraqiten kërkesa për dëmshpërblim. Qeveria në Zagreb hedh poshtë çdo përgjegjësi.

Tribunali përfundon punën

Konfirmimi i vendimeve kundër Praljak, Prlic dhe Stojic qenë aktivitetet e fundit zyrtare të Tribunalit të OKB-së për Krime lufte, i cili e përfundon punën e tij pas rreth 24 vjetësh në fund të këtij viti. Tribunali ishte gjykata e parë ndërkombëtare për vendime për shkak të krimeve të luftës në Evropë, pas vitit 1945. Ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhic e dorëzuan në 2008 në Hagë. Në vitin 2016 atë e dënuan me 40 vjet burg, ndër të tjera për gjenocidin e Srebrenicës. Komandanti ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mladic u kap në vitin 2011. Kundër ish-gjeneralit gjykatësit shqiptuan javën e kaluar një dënim me burgim të përjetshëm. Sot nuk është më askush në listën e përndjekjes së Gjykatës.