1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Indi - Pakistan: Dy fuqi atomike ballë për ballë

28 Shkurt 2019

Shtohen tensionet në rajonin e Kashmirit mes Indisë dhe Pakistanit. Në një kohë që Pakistani ka ofruar dialog, kryeministri i Indisë ndodhet nën presionin e opinionit në vend për t'u hakmarrë.

Indien, Kaschmir, Budgam: Soldaten stehen an den Trümmern des Hubschraubers der Indian Air Force
Avioni i rrëzuar i Indian Air ForceFotografi: Reuters/D. Ismail

Në rrugët e Delhit njerëzit qëndrojnë pranë kioskave të gazetave dhe diskutojnë për atë, se si do të duhet vazhdojnë zhvillimet. "Pakistanezët kanë bërë një gabim të madh, këtë nuk duhet ta kishin bërë, sepse fuqia  e tyre ushtarake nuk është asgë para tonës. Këtë duhet ta kishin marrë parasysh, para se të ndërmerrnin hapa që të çojnë drejt luftës" thotë një qytetar nga India, Vinod Kumar Singh.

Në një kafene në rrugë atmosfera është ndezur dhe shumica mendojnë, se India duhet të reagojë me forcë kundër goditjes së avionëve. "Qeveria e Indisë duhet t'i japë një përgjigje të fortë dhe të t'i detyrojë që të lirojnë pilotët tanë", thotë Sannay Singh.

Avioni i rrëzuar i Indian Air ForceFotografi: Reuters/D. Ismail

Disa media ndezin situatën

Edhe në mediat sociale atmosfera është mjaft e ndezur. Shtypi në Indi, por edhe në Pakistan po ashtu jep kontributin e vet në ashpërsimin e gjendjes, është i mendimit publicisti Hartosh Singh, nga revista e Indisë, Kultur Caravan. "Gjithçka ndodh transportohet në media. Por mediat tek ne nuk punojnë në bazë të parimeve gazetareske, që t'i marrin në shqyrtim të dhënat. Ato veprojnë si instrument propagande i qeverisë përkatëse. Kjo bën që të krijohet një atmosferë e rrezikshme në popullsi dhe të humbë arsyeja e shëndoshë nga të dyja anët. Por këtu qëndrojnë balë njëra-tjetrës dy fuqi atomike dhe një konfrontim ushtarak mund të shkallëzohet shpejt."

Pakistanezët festojnë rrëzimin e avionit indian, 27.02.Fotografi: Reuters/M. Raza

Situata në Kashmir

Edhe të enjten ka pasur shkëmbime zjarri në rajonin e Kashmirit. Sipas të dhënave të forcave të sigurisë nga India të shtënta zgjatën afër 1 orë. Por ka qenë më të dobta, se goditjet me artileri një ditë më parë. Edhe një përfaqësues nga qeveria pakistaneze ka bërë fjalë për shkëmbime të vogla zjarri.

Ndërkohë banorët e fshatrave përgjatë "line of control" - vijës së kontrollit në Kashmir janë larguar nga shtëpitë e tyre. I gjithë rajoni nga ana pakistaneze është vendosur në gjendje gatishmërie. Pritet një kundërpërgjigje e Indisë pas goditjes së dy avionëve ushtarakë indianë nga aviacioni luftarak pakistanez. Për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore në Pakistan dhe Indinë e Veriut janë prekur edhe fluturimet ndërkombëtare. Disa shoqëri fluturimi i kanë ndërprerë fluturimet në rajon ose kanë ndërruar drejtim.

 

 

Bernd Musch-Borowska/Indi