1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

India feston sot 60 vjetorin e pavarësisë nga Britania

15 Gusht 2007

Nën masa të rrepta paraprake sigurie, India feston sot 60 vjetorin e pavarësisë së saj nga sundimi kolonial britanik. Vetëm në kryeqytetin Nju Delhi, rreth 70 mijë forca të sigurisë janë angazhuar për të kontrolluar situatën nga frika e ndonjë sulmi. Kryeministri, Manmohan Singh, bëri thirrje për një luftë kundër varfërisë."India nuk duhet të bëhet një komb me ishuj të veçuar rritjeje ekonomike dhe me rajone të tjera të veçuara të pazhvilluara", theksoi në fjalën e tij para mijëra pjesëmarrësve në festimet jubilare, kryeministri i Indisë.