1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110111 Landwirtschaft Entwicklung

11 Janar 2011

Dioksinë te vezët dhe shpendët në Gjermani, pluhur qumështi vdekjeprurës në Kinë apo mish viçi i infektuar me BSE në Britaninë e Madhe:humë skandale ushqimore në bujqësinë industriale janë të kushtëzuara nga sistemi.

Skandali i dioksinës preokupon konsumatorët
Skandali i dioksinës preokupon konsumatorëtFotografi: picture alliance/dpa

Në qoftë se pyet konsumatorin në Gjermani, se çfarë pamje ka një fermë, shumë prej tyre kanë ende para syve imazhin idilik të fshatit. Realiteti ndërkohë është shpesh krejt tjetër. Fabrika kafshësh, ku një sasi e madhe kafshësh majmen, që të bëhen gati për t'u therur, shpesh me ushqim, që importohet nga përtej oqeanit. Kur praktikohen ushqime të tilla industriale, thotë Johannes Remmel, ministër i Konsumit në landin Nordrhein-Westfalen, nuk duhet të habitesh, në qoftë se shfaqet ushqim kashfësh i ndotur me dioksinë.

(…) „Këtu është e qartë se janë përpunuar disa tonelata. Çështja e kontrollit, por natyrisht edhe i gjithë sistemi i prodhimit agrar industrial, në qoftë se kjo është kaq e ndieshme tek një prodhues i ushqimit për kafshët dhe menjëherë rrëzohet i gjithë sistemi, këtu diçka nuk shkon (…)

Që këtu me të vërtetë diçka nuk është në rregull e konfirmon edhe Benedikt Haerlin, nga Fondacioni për të Ardhmen e Bujqësisë. Sepse sa më të industrializuara, aq më jo të kontrollueshme bëhen produktet për konsumatorin.

„Një gjë duhet bërë e qartë, që sot ne si konsumatorë shtyhemi drejt ushqimit të gabuar me shumat miliardëshe të industrisë. E gjithë reklama, që bëhet për ushqimet, është në fakt reklamë për ushqime jo të shëndetshme."

Ndërkohë Organizata Botërore e Shëndetësisë WHO vlerëson se 60 përqind e të gjitha rasteve të vdekjeve në mbarë botën shkaktohen nga sëmundje jo ngjitëse. Shumica janë sëmundje të shkaktuara prej ushqimit, si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, mbipesha. Konsumimi i tepërt i mishit, Fast-Food dhe gjellërat e gatshme, janë shkaqet kryesore. Por kjo lidhet edhe me kërkesën e konsumatorit, sepse shumë nuk janë të gatshëm që të shpenzojnë më shumë para për cilësinë. Kështu industria ushqimore gjermane në vitin 2009 ka patur një fitim katër përqind më të ulët se në vitin 2008, megjithatë jo sepse ka shitur më pak mallra, thekson Jürgen Abraham, kryetari i Shoqatës të Industrisë Ushqimore.

Ushqim i posaçëm Pellets për kafshët e qumështitFotografi: dapd

(…)“Sasia, depozitat, tonazhi, numri i njësive ka mbetur i njëjti. Kjo do të thotë që konsumatori nuk ka blerë më pak mallra, por industria ushqimore ka pësuar një ulje të të ardhurave." (…)

Synohet ulja e kostos

Duhet të mos kushtojë - dhe producentët kursejnë, ku të mundin, për ta ulur çmimin përfundimtar. Mesatarisht konsumatorët gjermanë japin vetëm 11 përqind të të ardhurave për ushqim – kjo bëhet e mundur, vetëm sepse bujqësia subvencionohet nga shteti dhe nga BE. Politika e çmimeve të lira nuk kontrollohet nga konsumatori, por nga industria dhe nga politika, thotë Benedikt Haerlin i Fondacionit e Ardhmja e Bujqësisë.

„Ky model konsumi nuk vjen nga konsumatorët, por është në radhë të parë rezultat i një model të caktuar biznesi, që e ka burimin në bujqësi. Pra bujqësia industriale prodhon shumë lirë disa lëndë të para bazë për ushqimin tonë, dhe e gjithë pjesa tjetër arrihet pastaj në fabrika dhe ndërmarrje ushqimore duke shtuar lëndë, që japin aromë, apo shije. Këtë model duhet ta vëmë shumë në pikëpyetje."

Këtë e bëjnë sot gjithnjë e më shumë konsumatorë dhe gjithnjë e më shumë shkencëtarë. Sepse ndërkohë është e qartë, se bujqësia industriale krijon dëme të mëdha për mjedisin dhe klimën. Emetimi i gazrave të efektit serë si metani nga mbajtja e kafshëve dhe djegia e pyjeve për të hapur vend për tokë pjellore, kontribujojnë në ndryshimin e klimës. Pesticidet, plehërat kimike dhe plehrat organike ndotin ujërat dhe ujërat nëntokësorë. Produktet bujqësore, janë të dëmshëm edhe për shëndetin e konsumatorit, këtë e dëshmojnë herë pas here skandalet me ushqimet. Ministri i Konsumit, Johannes Remmel në Nordrhein-Westfalen mendon se është e nevojshme që politika të veprojë:

„Konsekuenca do të ishte për shembull forcimi i kontrollit. Dhe është detyra jonë që të ndryshojmë strukturat, më qëllim të konsumatoret dhe konsumatorët të kenë përsëri kontakt direkt me prodhuesin, me fshatarin. Kjo do të thotë: më shumë struktura rajonale, më shumë prodhime rajonale. Kjo është një rrugë e gjatë, por unë besoj se duke patur parasysh sfidat, me të cilat përballemi në mbarë botën, është një mundësi për të sjellë stabilitet në sistem."

Pra më pak globalizim, më shumë bujqësi lokale dhe në rradhë të parë një bujqësi më efektive, që nuk prodhon vetëm mallra të lira.

Autor: Helle Jeppessen/Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW