Informanti i Wikileaks kërcënohet nga 136 vite burg
31 Korrik 2013Informanti i Wikileaks, ushtari 25 vjeçar Bradley Manning është shpallur fajtor nga një gjykatë ushtarake amerikane në Fort Meade në 19 vepra penale nga 21 gjithsej që përmbante aktakuza. Një fitore për avokatin mbrojtës të tij konsiderohet lirimi nga akuza më e rëndë e "mbështetjes së armikut", vetëm shpallja fajtor për këtë akuzë do t'i kishte kushtuar Bradley Manning burgim të përjetshëm.
Por për shumë akuza të tjera, si atë të spiunazhit, dorëzimit të sekretit, mashtrimit me kompjuterat dhe vjedhjes, Manning u shpall fajtor. Masa e dënimit do të shpallet në gusht, ndërsa konsultimet fillojnë që të mërkurën (31.07). Ushtari kërcënohet të dënohet me 136 vite burg. Më parë Prokuroria kishte hequr dorë nga kërkesa e dënimit me vdekje.
Sinjal për skandalzbuluesit e tjerë
Avokati mbrojtës i David Coombs i vlerësoi si sukses fjalët e gjykatëses Denise Lind, megjithë shpalljen fajtor në masë të madhe. "Kjo është një ditë e mirë", tha Commbs, sipas një raportimi të "Washington Post online".
Për herë të parë dënohet një whistleblower - skandalzbulues në SHBA, bëri të ditur kreu i Wikileaks, Julian Assange. "Kjo pretencë e gjykatësve nuk duhet të tolerohet dhe duhet të tërhiqet". Shpallja fajtor konsiderohet një rast precedent, sinjal për skandalzbulues të tjerë Edward Snoden dhe themeleuesit të Wikileaks, Julian Assange.
Manning gjatë shërbimit në Irak kishte daunloduar qindra dokumente sekrete nga kompjuterat e ushtrisë amerikane në Irak dhe ia kishte dorëzuar ato platformës zbuluese Wikilleaks. Ndër dokumentat edhe një video e filmuar në bordin e një avioni amerikan gjatë një sulmi ndaj civilëve, ku humbën jetën 12 vetë.