1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Integrimi i romëve në Çeki

Andreas Videman15 Mars 2007

Në Çeki, Sllovaki dhe Hungari në vitin 2003 është nisur një projekt i organizatës ndërkombëtare "Partnerët për ndryshime demografike", i cili ka për qëllim integrimin më të mirë të romëve në shoqëri. Projekti ka përfunduar këto ditë.

Fotografi: DW

Një ndërtesë në Homutov të Çekisë. Mes dy familjeve rome dhe një çeke për vite të tëra ekziston një grindje. Familja çeke ankohet për zhurmë dhë papastërti të romëve. Ka pasur madje edhe sulme të ashpra verbale ndaj tyre. Mirëpo ka ndërhyrë Këshilli vendor, i cili është pjesë e iniciativës për integrimin më të mirë të romëve në Çeki, Sllovaki dhe Hungari. Tomash Harbart ëshë udhëheqës i programit çek.

"Ne kemi punuar para së gjithash për nxitjen e bashkëpunimit mes romëve dhe administratës, organizatave dhe institucioneve të ndryshme, me qëllim integrimin sa më të mirë të romëve. Janë krijuar edhe këshille për evitimin e konflikteve", thotë ai.
Në këto këshille janë specialistë të shkolluar për media dhe zgjidhjen e konflikteve. Këshilli në Homutov i ka dhënë mundësinë të dyja palëve të paraqesin këndëvështrimet e tyre.

Grindja ka përfunduar me nënshkrimin e një marrëveshjeje prej të gjithë banorëve që punët në ndërtesë ti kryejnë së bashku. Mirëpo, Programi katërvjeçar për integrimin e romëve nuk mbetet vetëm në nivelin lokal. "Kemi punuar edhe në nivelin kombëtar. Kemi organizuar takime ku kemi prezantuar punën nëpër rajone të ndryshme. Ka pasur edhe fushata mediatike për tejkalimin e paragjykimeve.

Ndërkohë që një pjesë e rëndësishme e prgramit ishte edhe angazhimi i romëve në media, për shembull në radio televizionin cek e më vonë edhe në gazetën Mlada fronta Dnes." David Tisr është një i ri rom i cili ka pasur mundësinë e përvojës në media. "Unë kam punuar si praktikant në media, në kuadër të programit për integrimin e romëve. Ishte ky një program i suksesshëm, sepse të paktën tre përsona kanë pasur mundësinë të mbeten në këto media. Unë jam një prej tyre dhe tani punoj për dy emisione televizive, si reporter."

David Tisr është i mendimit se efektet e këtij programi janë të rëndësishme, që në të ardhmen të mosh thuhet: "Vajza e kësaj familje rome është vjedhëse", por të thuhet se "ajo punon në televizion."