1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku arrin fitore historike në futboll

30 Korrik 2007
Ekipi kombëtar i Irakut në futboll ka dalë për të parën herë kampion i Azisë. Skuadra e vendit të raskapitur nga lufta civile mundi në Indonezi tri herë kampionin, Arabinë Saudite, me rezultat 1:0. Trajneri brazilian Jorvan Vieira, i cili ia doli të farkëtonte ekipin e suksesshëm të përbërë nga sunitë, shiitë dhe kurdë, paralajmëroi pas fitores dorëheqjen. Përkundër direktivave të autoriteteve mijëra irakianë e festuan fitoren e ekipit të tyre me të shtëna armësh. Si rezultat ka pasur disa të vdekur dhe të plagosur.