1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku fiton kupën e Azisë në futboll

30 Korrik 2007

Mund 1:0 Arabinë Saudite

Lojtarët irakianë, Younis Kahlef (10) dhe Mahdi Ajeel (18), duke festuar fill pas mundjes së Arabiosë Saudite 1-0 në ndeshjen finale në stadiumin Gelora Bung Karno në Xhakartë.Fotografi: AP

Ekipi kombëtar i Irakut në futboll ka dalë për të parën herë kampion i Azisë. Skuadra e vendit të raskapitur nga lufta civile mundi në Indonezi tri herë kampionin, Arabinë Saudite, me rezultat 1:0. Trajneri brazilian Jorvan Vieira, i cili ia doli të farkëtonte ekipin e suksesshëm të përbërë nga sunitë, shiitë dhe kurdë, paralajmëroi pas fitores dorëheqjen. Përkundër direktivave të autoriteteve mijëra irakianë e festuan fitoren e ekipit të tyre me të shtëna armësh. Si rezultat ka pasur disa të vdekur dhe të plagosur.