Iraku, Lindja e Mesme dhe Kosova në axhendën e ministrave të jashtëm të BE-së
15 Prill 2004Gjatë konsultimeve jozyrtare ministrat e jashtëm do të diskutojnë lidhur me rolin që mund të luajë BE-ja në clirimin e këtij vendi. "Ngjarjet e ditëve të fundit treguan, se sa komplekse është situata dhe sa të vështira janë detyrat", u shkruan kolegëve të tij ministri i jashtëm i Iralandës Brajën Kouen. Irlanda është aktualisht kryesuese e radhës së BE-së. Krahas Irakut ministrat e jashtëm do të diskutojnë edhe për gjendjen në Lindjen e Mesme në përgjithësi, vecanërisht mbi konfliktin mes Izraelit dhe palestinezëve. Në axhendë është edhe Kosova. Krerët e diplomacisë së vendeve të BE-së do të konsultohen mbi qëndrimin e mëtejshëm pas trazirave të marsit në Kosovë. Në letrën drejtuar paraprakisht kolegëve të tij, ministri irlandez Kouen shkruan, se "rindezja e dhunës në Kosovë shtron një sërë pyetjesh për drejtimin që duhet të marrë në të ardhmen procesi politik në Kosovë". Megjithatë nga takimi jozrytar që përfundon ditën e shtunë nuk priten vendime konkrete.