1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Iraku përpara një invazioni turk?

Heiner Heller14 Tetor 2007

Të shtunën pati sërish luftime mes PKK-së dhe ushtarëve turq. PKK më parë kishte thënë, se do të hynte në Turqi, ku do të kryente atentate kundër politikanëve dhe forcave të sigurisë.

Familja e një ushtari turk të vrarë në kufi me IrakunFotografi: AP

Gjendja në zonën kufitare në veri të Irakut është e tensionuar. Që nga mesi i javës kanë filluar të shtohet numri i ushtarëve turq. Sepse qeveria në Ankara ka vendosur që ta luftojë edhe ushtarakisht Partinë Puntore Kurde (PKK) në zonat e Irakut të Veriut. Që nga java e kaluar PKK ka vrarë 30 ushtarë turq dhe ushtarët janë të gatshëm për mësymje. Leja e parlamentit turk është parashikuar për mesin e javës së ardhshme.

Për pjesën kurde të Irakut, e cila që prej shumë kohësh konsiderohet si krahina më e sigurtë e vendit, kjo do të ishte një katastrofë. Qeveria në Erbil dëshiron të pengojë një luftë të re. Falah Mustafa Bahir, një zëdhënës i qeverisë krahinore kurde thotë: "PKK është një problem që kërkon qasje politike. Mjetet ushtarake nuk do të sjellin ndonjë zgjidhje."

Kurdët në Irak kanë ushtrinë e tyre, të ashtuquajturën milici të pershmergëve, e cila ka luftuar krah amerikanëve kundër Sadamit dhe ndërkohë është pjesë e ushtrisë irakiane. Gjatë kësaj fundjavës, pershmergët po vendosen përgjatë kufirit për të shmangur invazionin e mundshëm të Turqisë në Irak. Në se na sulmojnë, sigurisht që do të vetëmbrohemi, tha Jidda Hamid Haidar, majori i pershmergëve.

Por edhe oficeri shpreson që të arrijë një zgjidhje politike. Milicia e tij preferon mjete paqësore. Majori i pershmergëve ka shumë të qartë situatën ushtarake. Qeveria krahinore e Erbilit e di që pershmergët nuk mund të fitojnë ndaj ushtrisë së dytë për nga madhësia në NATO.

Vetëm disa muaj më parë irakianët dhe turqit kishin rënë dakord se nuk do të kishte sulme ushtarake në kufi, pa miratim nga Bagdadi. Kjo marrëveshje tani është e pavlerë. Në se turqit do të realizojnë planin e tyre, atëherë ka rrezik që dhe pjesa e vetme disi paqësore e Irakut të zhytet në kaos.