1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani dhe Organizata Ndërkombëtare për Energji Bërthamore vazhdojnë bashkëpunimin

22 Gusht 2007

Irani dhe Organizata Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ONEB) me seli në Vjenë ranë dakord për bashkëpunim të mëtejshëm për zgjidhjen e krizës rreth programit atomik iranian. Të dyja palët kanë përpunuar një plan konkret kohor për inspektimin e centraleve atomike iraniane, thanë ndërmjetësuesi iranian Xhavad Vaidi (Javad Vaidi) dhe zëvendësdrejtori i ONEB-it, Olli Hajnonen (Olli Heinonen) në një konferencë të përbashkët shtypi në Teheran. Organizata Ndërkombëtare për Energji Bërthamore do të sqarojë përfundimisht se për çfarë shërbejnë centralet bërthamore iraniane.