1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani i bën thirrje Turqisë që të mos marshoj me trupa në Irakun verior

29 Tetor 2007

Irani i bëri thirrje Turqisë që të heqë dorë nga marshimi i trupave në Irakun verior. Gjatë një takimi me ministrin e jashtëm turk, Ali Babaxhan (Ali Babacan), presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad kërkoi nga qeveria e Ankarasë që të zhvilloj negociata për zgjidhjen e konfliktit me Partinë Punëtore Kurde PKK. Po ashtu të nevojshme janë bisedimet dhe bashkëpunimi me qeverinë irakiane në Bagdat.