1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani i gatshëm për lëshime

23 Qershor 2007

Vjenë: Irani është i gatshëm për lëshime në programin kontestues atomik. Shefi i autoirteteve atomike në Vjenë, Mohamed El Baradei kumtoi se negociatori iranian Ali Larixhani është dakorduar me orarin për ndërprerjen e konfliktit. Kjo nënkupton edhe rifillimin e negociatave gjashtëpalëshe, me pjesëmarrjen e pesë shteteve anëtare të përhershme të KS dhe Gjermanisë. Detajet tjera pritet të kumtohen pas takimit të sotëm të Larixhanit me shefin e diplomacisë evropiane Havier Solana. Lidhur me problemin kryesore për pasurimin e uraniumit, deri më tani nuk është arritur ndonjë përparim.