1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani përdor tone më pozitive në konfliktin për ushtarët britanikë

U.Pick3 Prill 2007

Në konfliktin për 15 ushtarët e arrestuar britanikë, Irani ka përdorur tone me pozitive. Radioja shtetërore iraniane informoi se ka "ndryshime pozitive" në pozicionin negociues të britanikëve.

Anije e marinës britanike në Gjirin Persik
Anije e marinës britanike në Gjirin PersikFotografi: AP Graphics
Ndaj, stacionet televizive nuk do të transmetojnë më pamje filmike të ushtarëve të arrestuar. Një burim për ndryshimet përmendura nuk u tha. Stacioni shtetëror iranian i lajmeve Al Alam, i cili mund të dëgjohet vetëm jashtë vendit pati informuar se të 15 ushtarët britanikë kishin pranuar se kishin hyrë pa leje në ujërat iraniane. Të dielën në darkë, stacioni i lajmeve Al Alam tregoi regjistrimet dhe deklaratat e dy marinsave. Kështu, kapiteni Kris Ejr (Chris Air) deklaroi se hartat iraniane dhe sistemet iraniane të orientimit "me sa duket" kishin treguar se britanikët qenë ndodhur të premten e kaluar një ujëra territoriale iraniane. Koloneli Feliks Carman (Felix Carman) tha në videomesazhin e tij, se ai e kupton se pse janë kaq të zemëruar iranianët për hyrjen tonë në ujërat e tyre territoriale. Në Londër videomesazhet u quajtën sërish të papranueshme, por u shmangën tonet më të ashpra. Pas grumbullimeve të dielën para Ambasadës Britanike në Teheran, si duket po bëhen përpjekje të qëllimshme për të ndaluar përshkallëzimin e situatës. Te populli iranian, arrestimi shkaktoi jehona të ndryshme: "Ne u kërkojmë politikanëve tanë që ta ndjekin seriozisht këtë rast dhe t'i dënojnë ashpër ata që janë futur në mënyrë të kundraligjshme në ujërat tona territoriale." "Në fakt, situata mund të zgjidhet vetëm përmes zbatimit të vullnetit të mirë. Por për këtë mund të shprehësh dyshime. Nëse zotërinjtë britanikë dhe iranianë do të kishin pasur vullnete të mira, atëherë e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur." "Unë besoj se edhe këtë herë britanikët duhet të pranojnë fajin e tyre dhe të shprehin detyrimin për të mos u futur kurrë më në ujërat iraniane. Sido që të jetë, problemi duhet të zgjidhet me negociata dhe me diplomaci." Detyrimin për të mos u futur kurrë më në të ardhmen në ujërat territoriale iraniane, qeveria britanike sipas të dhënave nga Londra tashmë e ka dhënë. Megjithatë- thuhet- në këtë pohim shmanget pranimi i hyrjes këtë herw në ujëra iraniane. Shpresa të mëdha në Britaninë e Madhe lidhen me përfundimin e festimeve të Vitit të Ri. Përditshmëria që do të pasojë më tej në kryeqytetin iranian mbart me vete një shans të madh, që të dëgjohet më fort zëri i forcave të moderuara dhe që situata e tendosur të mos shfrytëzohet si ditët e shkuara nga radikalët. Vec kësaj theksohet se aktualisht ekziston një kontakt i drejtpërdrejtë midis Londrës dhe Teheranit. Por sipas të dhënave britanike, patrulla ndodhej në ujëra irakiane. Në Londër u shpreh supozimi se gjoja pranimet janë nxjerrë me detyrim.