1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Irani pezullon bisedimet me SHBA-në

1 Qershor 2026

I indinjuar nga avancimi izraelit në Liban, Irani ndërpret bisedimet indirekte me Shtetet e Bashkuara për një zgjidhje të konfliktit. Këtë e raportoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim, e afërt me Gardën Revolucionare.

Iran Buschehr 2024 | Schnellboote der Revolutionsgarden bei Parade im Persischen Golf
Fotografi: Rouzbeh Fouladi/MEI/SIPA/picture alliance

Irani duket se ka pezulluar negociatat indirekte me SHBA-në për përfundimin e luftës në rajonin e Gjirit Persik. Kështu shkruan agjencia Tasnim, e cila konsiderohet si zëdhënëse e Gardës Revolucionare. Vendimi, sipas saj, është marrë për shkak të "krimeve të vazhdueshme” të Izraelit në Liban. Sipas agjencisë, bisedimet për t'i dhënë fund luftës tre mujore me Iranindo të rifillojnë vetëm kur të plotësohen kërkesat e Teheranit. Këto përfshijnë një ndalim të menjëhershëm të operacioneve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës dhe në Liban, si dhe tërheqjen e plotë të Izraelit nga territoret e pushtuara në Liban.

Irani kërcënon me hapjen e fronteve të reja

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghtschi, shkroi në platformën X: "Thyerja e armëpushimit në një front është thyerje në të gjitha frontet.” SHBA dhe Izraeli janë përgjegjës për pasojat, deklaroi ai, duke iu referuar operacioneve izraelite në Liban.

Sipas Tasnim, Irani dhe i ashtuquajtura "fronti i rezistencës” aleat i tij – ku përfshihen grupe shiite në Jemen, Liban dhe Irak – kanë hartuar plane për të bllokuar plotësisht Ngushticën e Hormuzit. Përveç kësaj, ata kërcënojnë me sulme në ngushticën Bab al-Mandab pranë bregdetit të Jemenit. Përmes kësaj ngushtice kalojnë anijet në drejtim të Kanalit të Suezit.

SHBA dhe Irani raportojnë sulme të reja

SHBAdhe Irani raportuan sulme të reja edhe pse aktualisht është në fuqi një armëpushim. Ushtria amerikane deklaroi se gjatë fundjavës ka goditur sisteme radarësh dhe kontrolli dronësh në jug të Iranit. Këto "sulme vetëmbrojtëse” janë drejtuar kundër qytetit Goruk dhe ishullit Keshm pranë Ngushticës së Hormuzit, bëri të ditur komanda rajonale amerikane për rajonin e Gjirit, Centcom, në platformën X. Sipas saj, këto sulme janë kryer si reagim ndaj veprimeve "agresive” të Iranit, përfshirë edhe shkatërrimin e një droni amerikan mbi ujëra ndërkombëtare.

Ndërkohë, Garda Revolucionare iraniane deklaroi se ka sulmuar një bazë që përdorej nga ushtria amerikane për sulme kundër Iranit. Vendndodhja e kësaj baze nuk u bë e ditur në deklaratën e shpërndarë nga mediat shtetërore iraniane.

Kuvajti njoftoi pak më herët se mbrojtja e tij ajrore ka kapur "raketa dhe dronë armiqësorë”. Agjencia shtetërore e lajmeve Kuna raportoi se sirenat e alarmit ajror u aktivizuan. Në shtetin e Gjirit, Kuvajt, janë të dislokuar ushtarë amerikanë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,menjëherë pasi u bënë të ditura sulmet reciproke, vlerësoi se Irani mbetet i interesuar për një marrëveshje me SHBA-në. "Irani dëshiron vërtet të arrijë një marrëveshje dhe ajo do të jetë e mirë për SHBA-në dhe për ata që qëndrojnë në anën tonë”, shkroi Trump në platformën e tij Truth Social.

ard/dpa/reuter

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW