1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në Iran po përdoren armë që shkaktojnë verbërim

28 Nëntor 2022

Milicitë iraniane po përdorin municion që shkakton verbërimin e protestuesve. Lideri i Iranit lavdëroi dhe falënderoi milicinë.

Iran Kundgebung
Fotografi: Farid Ashrafian/DW

Udhëheqësi shpirtëror dhe politik i Iranit ka lavdëruar përfshirjen e milicisë Basidsch në protesta. "Ata rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur popullsinë nga rebelët," tha Ayatollah Ali Khamenei në një fjalim televiziv. Milicia ka lidhje me Gardën Revolucionare iraniane dhe po godet demonstruesit.

Khamenei paralajmëroi popullatën që të mos joshet nga propaganda e huaj. "Metoda më e rëndësishme e armikut sot është falsifikimi dhe gënjeshtra”, tha udhëheqësi fetar 83-vjeçar. Kanalet televizive që njihni dhe shikoni i përkasin armikut”. Khamenei përmendi në mënyrë eksplicite SHBA-në. Izraeli shihet gjithashtu si armiku kryesor i vendit islamik dhe Arabia Saudite si një rival rajonal.

Protestat nuk kanë të ndalur

Fotografi: West Asia News Agency/REUTERS

Për më shumë se dy muaj, dhjetëra mijëra iranianë kanë demonstruar në Iran pandërprerë kundër politikave autoritare të udhëheqjes islame. Protestat në Iran u ndezën nga vdekja e 22-vjeçares Jina Mahsa Amini. Kurdja me origjinë vdiq në paraburgimin e policisë më 16 shtator.

Sipas aktivistëve të të drejtave të njeriut, më shumë se 440 demonstrues u vranë nga policia dhe forcat e sigurisë. Milicia Basidsch luan një rol kyç në këtë.

Një grup prej 140 dëshmitarësh okularë, në një deklaratë të përbashkët të postuar në rrjetet sociale, paralajmëron se përdorimi i municioneve të mbushura me mbeturina dhe me bojë nga forcat e sigurisë ka rezultuar me dëmtimin e syve të shumë demonstruesve.

Dy kritikë të regjimit janë liruar

Fotografi: SalamPix/abaca/picture alliance

Autoritetet iraniane kanë liruar me kusht futbollistin Voria Ghafouri dhe aktivistin e të drejtave të njeriut Hossein Ronaghi. Kjo është raportuar nga agjencia iraniane e lajmeve Fars në mediat online. Gazeta Shargh raportoi gjithashtu lirimin e Ghafourit. Vëllai i Ronaghit, Hassan, shkroi në Twitter se vëllai i tij është "liruar me kusht për të marrë kujdesin mjekësor".

Ghafouri dhe Ronaghi janë ndër iranianët më të shquar të arrestuar për shkak të mbështetjes së protestave masive. Futbollisti kurd Ghafouri, i cili kishte luajtur 28 herë në kombëtaren iraniane, u arrestua të enjten me akuzën për propagandë antishtetërore.

bc/rb/ack (AFP, AP, dpa, Reuters)