ISAF-i pranon të ketë vrarë edhe civilë në sulmet në Afganistan
24 Qershor 2007Reklamë
Pas kritikës së ashpër të presidentit afgan Hamid Karsai trupa ndërkombëtare mbrojtëse ISAF ka pranuar që gjatë sulmeve ndaj kryengritësve në brezin kufitar me Afganistanin janë vrarë edhe civilë. Njësitë e drejtuara prej NATO-s kanë vrarë në kufirin me Pakistanin në juglindje të vendit rreth 60 kryengritës, u tha. Më pas ka rezultuar se ndër të vrarët ka pasur edhe njerëz të papërfshirë. Ushtria pakistaneze kishte deklaruar, se një raketë e lëshuar prej ISAF-it kishte goditur një shtëpi në Pakistan duke vrarë nëntë civilë. / Sipas gazetës gjerman 'Bild am Sonntag', ministri gjerman i mbrojtjes Franz-Josef Jung i ka shpëtuar një atentati gjatë vizitës së Afganistanit më 6 qershor.