1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri sërish në arrest

21 Mars 2011

Mohamed al-Zavahiri është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri

Fotografi: picture-alliance/ dpa

Në Egjipt është riarrestuar pak pas lirimit ish-komandanti i aktiviteteve të Xhihadit Islamik në Shqipëri dhe në Bosnjë. Ai është Mohamed al-Zavahiri, vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri, i cili besohet se është në arrati së bashku me Osama Bin Ladenin. Mohamed Al Zavahiri qëndroi në burg për 10 vjet.

Osama bin Laden dhe zëvendësi i tij Ayman el Zavahiri.Fotografi: picture-alliance / dpa

Por në vitin 1998 një gjykatë egjiptiane e pati dënuar atë me vdekje në mungesë. Tani ai do të dalë para një gjyqi ushtarak, për të rivlerësuar përzierjen e tij në ngjarjet e vitit 1998. Gjatë luftërave ballkanike në vitet '90, si komandant ushtarak i rrjetit terrorist Xhihadi Islamik, Mohamed al-Zavahiri ka drejtuar aktivitetet e grupit në Shqipëri dhe Bosnjë. Së bashku me të vëllanë, zëvendësin e Bin Ladenit, Mohamed al-Zavahiri besohet se kanë drejtuar lëvizjen e Xhihadit Islamik në Egjipt.

Autor: Auron Dodi (dpa)

Redaktoi: Angjelina Verbica