1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-kryeministri japonez Abe ndërroi jetë pas atentatit

8 Korrik 2022

Ndaj ish-kryeministrit konservator japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë të premten gjatë fjalimi në fushatë elektorale. 67 vjeçari ndërroi jetë në spital. Reagime të tronditura pas lajmit të vdekjes së Abes.

Japan l Ex-Regierungschef Shinzo Abe ist tot
Fotografi: Jorge Silva/REUTERS

Ish-kryeministri konservator japonez, Shinzo Abe nuk i mbijetoi atentatit kundër tij gjatë një fjalimi në një fushatë elektorale. Sipas raportimeve në media, politikani konservator u qëllua në rajonin Nara nga një burrë që ndodhej pas tij. Agjencia e lajmeve, Jiji njoftoi, duke iu referuar të dhënave nga qarqet e partisë liberaldemkratike, LDP, se 67 vjeçari ra menjëherë dhe filloi të ketë gjakderdhje në qafë. Ish-kryeministri u dërgua në spital, por pa shpresë. "Ai po mbante një fjalim, kur një burrë erdhi nga pas, rrëfeu edhe një dëshmitare në vendngjarje. Sulmuesi ka qëlluar të paktën dy herë. Pas plumbit të dytë njerëzit e rrethuan dhe filluan të japin ndihmën e parë për jetën.

Fotografi: Kyodo/AP Photo/picture alliance

Një zëdhënës i qeverisë japoneze është shprehur se "është arrestuar një burrë, autori i dyshuar i atentatit. Sipas mediave, atentatori është një burrë 41 vjeç. Kryeministri japonez, Fumio Kishida ishte shprehur më parë, se Abe ndodhet në "gjendje shumë serioze". 

Sulmi në nga vendet më të sigurta të botës, siç shihet Japonia. ka shkaktuar reagime të tronditura. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh tejet "i shokuar pas atentatit kundër Shinzo Abe. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock shprehu tronditjen e saj. "Mendimet e mia janë me të dhe familjen", shkroi ajo në twitter. Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken shprehu dhimbjen e thellë dhe shqetësimin. "Mendimet tona, lutjet tona janë me të, familjen e tij dhe popullin japonez", ka thënë Blinken, sipas "New York Times". Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson u shpreh, se Britania e Madhe qëndron krah Japonisë pas atentatit kundër Abes.

Fotografi: Shohei Izumi/Yomiuri Shimbun/AP Photo/picture alliance

Abe dha dorëheqjen në vitin 2020, por ishte një figurë e rëndësishme e partisë qeverisëse liberaldemokratike, LDP. Ai ishte kryeministri që ka qeverisur më gjatë në Japoni. Nën drejtimin e tij Japonia ndoqi një politikë tejet të djathtë.

la/ag