1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhutto planifikon kthimin në Pakistan

15 Qershor 2007

Mynih: Ish-kryeministrja pakistaneze, Benazir Bhutto planifikon sipas të dhënave të saj kthimin në vendlindje pas tetë vjetësh azil. Për "Süddeutschen Zeitung" ajo tha se do të rikandidojë për postin e kryeministres. 53 vjeçarja ka qenë gruaja e parë në një post të tillë në një vend mysliman. Qeveritë e saj dështuan për shkak të akuzave për korrupsion. Presidenti Pervez Musharaf aktualisht ndodhet nën presion të madh të opinionit publik. Shkarkimi i një Gjykatësi të Lartë ka krijuar një opozitë të gjerë. Musharaf synon në vjeshtë të rikonfirmojë mandatin e tij e pesë vjet të tjera.