1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ish-lideri libian Moammar Gadhafi ka vdekur

20 Tetor 2011

Zyrtarë ushtarakë të Këshillit Kombëtar Kalimtar informojnë se Moammar Gadhafi, lideri në arrati i Libisë, është vrarë, në tentativë për të ikur nga Sirte.

Fotografi: dapd

Ish lideri libian, Moammar Gadhafi, i cili u rrëzua nga pushteti në gusht të këtij viti nga rebelët, që kërkojnë më shumë demokraci në Libi, raportohet se është vrarë nga forcat besnike te qeverisë së re në mesditën e sotme.

Sipas Këshillit ai ishte i plagosur rëndë, kur u kap, ndërsa po tentonte të largohej nga qyteti i tij i lindjes Sirte, një nga qytetet e fundit, që kontrollohet nga Këshilli Kombëtar Kalimtar.

Sirtja bie

NATO ka konfirmuar se një avion kishte goditur dy makina, që ishin pjese e një karvani, që udhëtonte në afërsi të Sirtes, por nuk konfirmoi se në një nga ato automjete ishte Gadhafi: “Këto automjete të armatosura po kryenin veprime ushtarake dhe përbënin rrezik për civilet“, tha zëdhënësi i NATO-s, kolonel Roland Lavoie.

Kryengritësit festojnë rrëzimin e regjimit të GadafitFotografi: APTN/AP/dapd

Këshilli Kombëtar Kalimtar, të cilët janë sundimtarët e përkohshëm të Libisë, kanë disa javë që luftojnë për të shtënë në dorë Sirten, duke deklaruar disa herë armëpushime dhe afate dorëzimi per trupat e Ghadafit.

Duke shtënë në dorë qytetin me port në detin Mesdhe, që gjendet 400 kilometra larg kryeqytetit Tripoli, është parë si një çelës për vendosjen e unitetit fizik të Libisë post Gadhafi.

Author: AFP, dpa, Reuters/amarildo Topi
Redaktoi. Angjelina Verbica

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë