1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160611 Island Frankfurter Buchmesse

11 Tetor 2011

Panairi ndërkombëtar i librit në Frankfurt që nis të mërkurën (12.10-16.10) ka zgjedhur si vend të ftuar Islandën, një komb letrar jo aq i njohur sa Kina dy vjet më parë, dhe as sa Argjentina, mysafirja vitin e kaluar.

Stivë librash - Në 12.10.'11 hap dyert Panairi i Librit 2011 në Frankfurt
Fotografi: AP

Me çmimin Nobel për letërsi në vitin 1995 për Halldor Laxness, publiku për herë të parë ndoshta do të dëgjonte letërsi islandeze.

Por kështu si sot që Björk apo Sigur Ros, janë të njohur në botë nga tifozët e muzikës, edhe autori i librave të krimit Arnaldur Indidason dhe shkrimtari Hallgrimur Helgasson nuk janë të panjohur ndërkombëtarisht.

Gjuha islandeze rrjedh nga familja e gjuhëve indogjermane, dhe aktualisht flitet nga rreth 318.000 njerëz.

Sepse Islanda ka kaq banorë - sa vetëm gjysma e Frankfurtit mbi Main. Një vend i vogël me një treg të vogël librash në botë do të prezantohet në këtë vjeshtë si vendi pritës i panairit ndërkombëtar më të madh në botë të librit në Frankfurt.

Një komb që e vlerëson shumë librin

Dhe po ashtu, asnjë komb tjetër nuk e vlerëson letërsinë e vendit të tij si Islanda. Islandezët blejnë shumë libra: Një mesatare prej tetë librash për banor në vit, që do të thotë gjithësej 2,5 milionë libra. Librat janë në Islandë dhurata më e dashur dhe leximi është një pasion i veçantë, shpjegon Thomas Böhm, drejtori i programit për prezantimin e Islandës në Gjermani, i cili jep për këtë një shembull:

"Nëse në Islandë të gjitha dyqanet mbyllen në orën 18:00, libraritë janë të hapura deri në orën 22:00 dhe disa edhe deri në 24:00. Këto janë thjesht pika takimi në Reykjavik. Unë besoj se nuk ka simbol më të mirë. Ndoshta edhe më shumë: Në dyqanet e Krishtlindjeve krahas tavolinave të mëdha me dhurata në formën e romanit vazhdimisht ka tavolina të cilat janë të mëdha dhe mbi to shkruhen poezi. Dhe një komb që vlerëson poezinë ashtu si romanin, ky duhet të jetë një komb letrar i madh".

Islanda e sagave - poster ilustrues për pjesëmarrjen si vend mysafir në Panairin e Librit në Frankfurt.Fotografi: Sagenhaftes Island

Një komb letrar i madh, ku siç thuhet çdo i dyti banor është edhe një shkrimtar. Kjo mund të tingëllojë e tepruar, por gjithsesi atje ka ende shoqata shkrimtarësh me 400 anëtarë. Dhe qysh kur Halldor Laxness u bë e njohur në vitin 1955 me çmimin Nobel për letërsi, Islanda ka edhe dendësinë më të madhe të fituesve të çmimit Nobel për letërsinë për kokë.

Një popull i "superlativave"

Gjithsesi: nëse me fitues të çmimit Nobel më së shumti, me shumë libra të rinj apo me lidhjet më të shumta me internetin dhe si vendi me më shumë pishina - në krahasimin për banor - Islanda është edhe „vendi numër një i sporteve kombëtare“, kështu shkruan shkrimtari gjermano-islandez, Kristof Magnusson në guidën e tij turistike “Udhëzime për Islandën“, sepse islandezët duan të jenë superlativë.

Dhe islandezët e tregojnë me qejf që kjo është një e vërtetë.

Arti i të treguarit është pra tipari më i rëndësishëm i letërsisë bashkëkohore, thotë Magnusson:

"Prioritet nuk janë 'mesazhet' apo çfarë duan poetët të na thonë. Është e rëndësishme që historia funksionon. Dhe kjo është diçka që karakterizon pothuajse të gjithë autorët islandezë, se historia është interesante dhe tërheq lexues.“

Dhe kjo ka qenë gjithmonë kështu: forma më e vjetër në të cilën islandezët i tregojnë botës historinë e popullimit të tyre, janë „sagat“ e njohura. Të shkruara në shekullin e 13 dhe 14, ata edhe sot mund të lexohen nga çdo islandez në origjinal. Sepse gjuha që atëherë ka ndryshuar pak. Ato gjithashtu luajnë një rol në jetën e përditshme. " Gjithë vendi dridhet para traditës letrare“, thoshte shkrimtari islandez Halldor Laxness.

Nobelisti islandez Halldor Laxness

Studjuesi i sagave dhe autori Arthur Björgvin Bollason shpreh të njëjtën gjë, por në mënyrë pak poetike:

"Nëse islandezët vijnë së bashku dhe janë të gëzuar, nganjëherë me të kthyera e të rrëkëllyera, atëherë sagat janë shpesh një temë bisede. Kjo deri në ditët e sotme është identifikuar shumë me karakteret e personazheve në saga.

Disa njerëz kanë heronjtë e tyre të preferuar, iu pëlqen të flasin për këta njerëz, sepse ata janë ende sot shumë pranë tyre, sepse ata ishin përshkruar aq mrekullisht të gjallë para 700 vjetësh."

Sagat përveç kësaj kanë lënë gjurmët e tyre në letërsinë e disa vendeve në botë - argjentinasi Jorge Luis Borges madje ka cituar një sagë në gurin e varrit të tij. Aktualisht ato janë përkthyer në gjermanisht dhe në tre gjuhë të tjera që është projekti më i madh i përkthimit në botë. Përsëri një arritje kulmore! Për panairin do të prezantohen rreth 80 tituj librash dhe 20 antologji. "Ishull i vogël, histori të mëdha“, është motoja e vendit mysafir në Frankfurt.

Autore: Gabriela Schaaf / Mimoza Cika-Kelmendi

Redaktoi: E. Xhani