Itali : Ashpërsohet politika kundër të huajve
13 Maj 2008Reklamë
Maroni i partisë së djaathtë Lega Nord, po planifikon një paketë ligjesh për parandalimin e migracionit ilegal. Në këtë kuadër s´ka dyshim se Italia do të marrë parasysh legjislacionin evropian, tha ministri. Planet e Maronit në radhë të parë synojnë të ndalojnë futjen e emigrantëve rumunë si dhe të romëve nga Evropa Lindore.
Rumania është qysh prej një viti antare e BE-së, por ende nuk është pjesë e marrëveshjes së Shengenit: "Ne po punojmë në hartimin e një ligji, që është mjaft rigoroz, por që merr në konsideratë të gjitha normat evropiane. Ne jemi t ëvetëdijshëm, që duhet të punojmë për një legjislacion të drejtë për integrimin e bashkëqytetarëve jo intalinë në vend", u shpreh ministri i brendshëm italian Maroni.