1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Itali: Giorgia Meloni betohet si kryeministre

22 Tetor 2022

Partia e ekstremit të djathtë, „Vëllezërit e Italisë”, drejtuar nga Meloni fitoi bindshëm zgjedhjet parlamentare në shtator dhe do të drejtojë qeverinë e koalicionit me partitë konservatore të Berluskonit dhe Salvinit.

Regierungsbildung in Italien - Giorgia Meloni
Fotografi: Gregorio Borgia/AP/dpa/picture alliance

Për herë të parë Italia ka në krye të qeverisë një grua dhe njëkohësisht një ekstremiste të djathtë. Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë „Vëllezërit e Italisë", Giorgia Meloni, të shtunën u betua si kryeministre e Italisë. Ajo u mandatua nga presidenti Sergio Mattarella në Romë me krijimin e qeverisë një ditë më parë. Pas kësaj Meloni paraqiti listën e kabinetit qeveritar. Të dielën do të kryhet dorëzimi i detyrës nga kryeministri, Mario Dragji tek Giorgia Meloni.

Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër do të jetë euro-politikani Antonio Tajani nga partia konservatore Forza Italia (FI). Ministër i Ekonomisë do të jetë Giancarlo Giorgetti nga partia e së djathtës nacoinale Lega. Giorgetti ishte gjithashtu edhe në qeverinë e paraardhësit të Melonit, Mario Draghi. Giorgetti konsiderohet si i moderuar dhe përfaqësues pro europian i Legas. Kryetari i Legas Matteo Salvini do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe zëvendëskryeministër ashtu si edhe Tajani.

Giorgia Meloni me antarë të partisë së saj duke shkuar në pallatin presidencial Quirinale në Romë (21.10.202)Fotografi: Alessandra Tarantino/AP Photo/picture alliance

Meloni dhe ministrat e saj të shtunën (22.10) bëjnë betimin, ndërsa javën e ardhëshme është planifikuar votimi i qeverisë në parlament.

Krijimi i qeverisë së re kësaj here u relizua shpejt brenda më pak se një muaji pas zgjedhjeve, tha Mattarella. "Kjo ishte e mundur nisur nga rezultati i qartë i votimeve dhe po ashtu ishte e nevojshme në sfondin e gjendjes brenda vendit dhe situatës ndërkombëtare", derklaroi presidenti 81 vjeçar.

Giorgia Melnoi tek presidenti Sergio MattarellaFotografi: Italy Photo Press/IMAGO

Mattarella ditën e enjte (20.10) nisi konsultimet me përfaqësuesit e parlamentit dhe të partive për krijimin e qeverisë së re. Në takimin me Mattarella-n të premten krahas Melonit ishin edhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi i Forza Italia dhe Matteo Salvini nga Lega, të cilët krijojnë koalicionin qeverisës tripartiak nën drejtimin e Giorga Melonit.

Në zgjedhjet parlamentare në shtator këto tri parti siguruan shumicën absolute në të dyja dhomat e parlamentit. "Vëllezërit e Italisë" dolën partia më e fortë me 26 përqind të votave.

 

 

uh/gri (dpa, afp, rtr)