1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italia ashpëson kufizimet për Koronën

18 Gusht 2020

Për shkak të rritjes së rasteve të infektimit me Korona qeveria italiane ka njoftuar mbylljen e të gjitha diskotekave. Po ashtu mbajtja e maskës do të jetë natën e detyrueshme në të gjitha vendet publike.

Italien I Coronavirus I Schutzmaske
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Solaro

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza nënshkroi dekretin përkatës. Urdhëri do të jetë në fuqi të paktën deri më 7 shtator. Ky përfshin të gjitha diskotekat e Italisë, klubet e natës dhe diskotekat e plazhit në natyrë të hapur si dhe të gjitha eventet e tjera të kërcimit jashtë. Qeveria urdhëroi gjithashtu mbajtjen e maskave nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit në sheshet ku mblidhen shumë njerëz apo para lokaleve.

Shtrëngimi i masave lidhet me faktin se edhe në Itali janë infektuar  kohët e fundit me virusin SARS-CoV-2 gjithnjë e më shumë të rinj. Po ashtu gjatë ditëve të kaluara ka pasur shumë njoftime për festime pa respektuar distancën dhe pa mbajtur maskat nga të rinjtë.

Fotografi: DW/M. Williams

Rihapja e shkollave me rrezik

Ekspertë dhe politikanë kanë paralajmëruar se për shkak të rritjes së numrit të infeksioneve rihapja e shkollave mund të jetë me rrezik. Viti shkollor planifikohet të fillojë më 14 shtator. Ministri Speranza shkroi në Facebook: "Ne nuk mund t'i zhbëjmë arritjet e muajve të fundit gjatë të cilëve hoqëm dorë nga shumë gjëra. Prioriteti ynë duhet të jetë rihapja e shkollave në kushte sigurie të plotë në muajin shtator." Pronarët e diskotekave paralajmëruan për humbje në miliarda nëse ato mbyllen. Ndërkohë Kalabria i ka mbyllur të gjitha diskotekat si masë paraprake që të premten e kaluar.

Në Itali kanë vdekur me ose nga COVID-19 më shumë se 35,000 vetë. Fotografi: Getty Images/M. Di Lauro

Zyrtarisht Italia ka pasur rreth 254,000 infeksione me korona që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt. Më shumë se 35,000 vetë kanë vdekur me ose nga COVID-19. Kjo e bën Italinë një nga vendet e prekur më rëndë nga pandemia e koronës në Evropë. Gjithësesi javët e fundit Italia ka raportuar një numër më të ulët infeksionesh të reja krahasuar me vendet e tjera të Evropës. Masat e ashpra disamujore të karantinës për shkak të koronës u hoqën në Itali më 3 qershor.