Italia dhe stereotipet; Pakt evropian për klimën
13 Shkurt 2009"Alarm përdhunimesh në Itali": kështu titullohet shumica e mediave italiane. Tema e dhunës së imigrantëve ndaj qyterarëve italianë ka dalë në pah fuqimisht javët e fundit, si pasojë e një ngjarjeje të rënde që ndodhi në Romë gjatë natës së 22 janarit, kur një vajzë 21-vjeçare u përdhunua prej 4 rumunëve, ndersa të dashurin ia mbyllën në bagazhin e veturës. Përgjegjësit u kapën nga karabinierët pasi e tradhëtuan veten me një telefonatë nga celulari që ia kishin vjedhur viktimës. Më i riu i bandës e pranoi fajin. Edhe dy bashkëatdhetarë të tij u arrestuan nën akuzën për favorizim. Por ata u liruan pas tri ditësh dhe u denuan me arrest shtëpie. Ky vendim nga ana e gjyqetarës së hetimeve paraprake, Çeçilja Angrisani, shkaktoi shumë polemika si në opinionin publik, ashtu edhe në komisionin që po i përcjell hemitet, por dhe në radhët e politikanëve italianë. Në këtë mënyrë në Itali është hapur debati rreth temës së sigurisë dhe të drejtësisë në shoqërinë italiane. Giovanna Nanci
Kryetarë bashkie nga më shumë se 400 qytete dhe komuna u takuan në Bruksel vendosën një pakt për klimën. Ata duan që deri në vitin 2020 t'i tejkalojnë objektivat e BE-së për mbrojtjen e klimës. Ndër këto qytete janë Bremeni, Hamburgu, Frankfurti, Hajdelbergu, Frajburgu etj. Qytetet duan që edhe të mësojnë prej njëri-tjetrit. Çfarë mund të bëjnë komunat dhe çfarë duhet të bëjnë qytetarët? Christopher Plass