1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

110511 Draghi EZB

24 Qershor 2011

Mario Draghi është pasues i francezit Jean -Claude Trichet në postin e shefit të Bankës Qendrore Evropiane. Vendimin e morën krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së në samitin e Brukselit (24.06).

Drejtori i Bankës Qendrore Italiane, Mario Draghi
Mario DraghiFotografi: picture-alliance/ dpa

Mario Draghi u emërua në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel. Ai e mer postin e drejtorit të Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt mbi Majn nga nëntori i këtij viti. Kancelarja gjermane, Angela Merkel e përshëndeti emërimin e Draghit. "Gëzohem që Mario Draghi do të jetë presidenti i ri. Me këtë besoj se dërgohet një sinjal pozitiv për pavarësinë dhe orientimin e BQE drejt stabilizimit", tha Merkel. Debat pati në samit për dy postet e tjera të rëndësishme të Bankës Qendrore Evropiane. Franca synon të dërgojë një topbankier pas largimit të Trichet. Kështu Lorenzo Bini Smaghi do të largohet nga drejtoria e BEQ-s për të ardhur një francez. Franca nuk donte që dy personat më të rëndësishëm të BQE-s të vinin nga Italia.

Kush është Mario Draghi?

Mario Draghi mban emrin "Super Mario" si një figurë videolojërash, por ky "Super Mario" vishet në mënyrë elegante dhe fine, me kostume të errëta, këmisha të bardha dhe kravatë, dhe në vend të thërrasë "mama mia" si Mario i videos, ai nuk ka qejf të bëjë deklarata të drejtpërdrejta dhe flet në përgjithësi për politikën ekonomike dhe stabilitetin e sistemit bankar.

Jean-Claude Trichet - tashmë ish drejtor i BQEFotografi: AP

Italiani Mario Draghi konsiderohet një njeri shumë ambicioz dhe ka pas vetes një karrierë të shkëlqyer. Që në fillim ai e mori mbështetjen nga presidenti francez Nicolas Sarkozy: "Franca është shumë e lumtur t'ia japë votën një italiani për postin e presidentit të Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghit, që e njoh shumë mirë. Ne nuk e mbështesim atë sepse është një italian, por sepse ai ka cilësi të duhura, dhe pas kësaj pse është italian." Kështu u shpreh Sarkozy në vizitën e tij të fundit në Itali.

Interesant është fakti që lexohet shpesh se Draghi nuk është tipik italian. Ai konsiderohet si një analist i fortë, si punëtor i një disipline gati prusiane dhe në botën financiare ai prej kohësh është një kalibër i nivelit të lartë, i vlerësuar si nga bankat, ashtu edhe nga qeveritë.

Si nxënës në shkollën jezuite Mario Draghi është dalluar si një tip i qetë. Që në atë kohë atë e kanë shoqëruar vlerat e marra në këtë shkollë. Mario Draghi kujton se çfarë mori me vete nga ajo kohë: "Standarte të shkëlqyera, së bashku me mesazhin moral që përcaktonte këtë shkollë dhe që e jetoje aty gjatë gjithë ditës. Mesazhi që çdo gjë duhet bërë aq mirë sa mundesh. Që të qenurit i ndershëm është një cilësi shumë e rëndësishme, dhe para së gjithash ajo që secili prej nesh në një mënyrë apo tjetër ishte një njeri i veçantë."

Frankfurt, Banka Qendrore EvropianeFotografi: Fotolia/interlight

Karrierë e shkëlqyer

Pas shkollës jezuite, Draghi studioi në Romë, bëri doktoraturën në Shtetet e Bashkuara dhe në vitin 1981 mori profesurën në Firence, ndërsa në vitin 1984 ai u emërua drejtor ekzekutiv i Bankës Botërore. Por Mario Draghi ra në sy sidomos në kohën e krizës së lirës italiane në vitin 1992. Si sekretar shteti në Ministrinë italiane të Financave dhe Ekonomisë, ai ndërmori një program gjigant privatizimesh, i cili solli rreth 60 miliardë euro në arkat e boshatisura të shtetit italian.

Në vitin 2002 Draghi kaloi në ekonominë private si zëvendëspresident i bankës investuese, Goldmann Sachs në Londër. Ai ishte përgjegjës për financat me SHBA-në. Kësaj kohe i përket edhe njolla e zezë në bluzën e tij gjithmonë të bardhë. Goldmann Sachs në këto vite bëri pazare me Greqinë, të cilat ishin paraparë të ndihmonin gjendjen dëshpëruese që në atë kohë të Greqisë, para futjes në eurozonë.

Por Draghi ka theksuar se ai nuk ka pasur të bëjë me këto pazare. Para se të bëhej shefi i Bankës Qendrore Italiane, ai shiti pjesët e tij të aksioneve bankës Goldmann Sachs.

Në Itali për të ekziston imazhi i kursimtarit të rreptë, për këtë Draghi në vendin e tij shihet me drojë e adhurim.

Autor: Jan Christoph-Kitzler/ Lindita Arapi

Redaktoi: Aida Cama

Kaloje seksionin tjetër Kryeartikujt e DW

Kryeartikujt e DW

Kaloje seksionin tjetër Më shumë zhvillime nga DW