1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Italinë e kërcënon pas zgjedhjeve bllokada politike

dpa / Eliana Xhani26 Shkurt 2013

Pas zgjedhjeve parlamentare Italia kërcënohet nga paraliza politike: aleanca e qendrës së majtë e kryesuar nga Bersani mori vërtet shumicën në dhomën e deputetëve, por në Senat situata është e bllokuar.

Members of Italian Senate clap to welcome newly elected senator for life Mario Monti at the beginning of a voting session on economic reform measures demanded by the European Union, that should pave the way for Premier Silvio Berlusconi to leave office in a matter of days, at the Senate in Rome, Friday, Nov. 11, 2011. The prospect of a transitional government headed by respected non-partisan economist Mario Monti calmed markets for a second day, with Italy's 10-year borrowing rate down a further 0.21 percentage point to 6.59 percent. Shares were buoyant too, with the Milan stock index was up 1.7 percent in early trading at 15,477. (Foto:Pier Paolo Cito/AP/dapd)
Fotografi: dapd

Zgjedhjet parlamentare në Itali, të shpallura nga vetë italianët si përcaktuese për fatin e vendit, vazhdojnë të mbajnë në tension. Fituesi dhe humbësi i madh u bënë shpejt të qartë pas votimit. Por ende është e hapur pyetja se kush do të qeverisë në Romë.

Kampi i Bersanit siguron shumicën në dhomën e deputetëve

Ministria e Brendshme në Romë bëri të ditur se pas numërimit të të gjitha votave, aleanca e kryesuar nga Pier Luigi Bersani i Partisë Demokratike, ka marrë 29,54 për qind të votave. Aleanca e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi ka marrë 29,18 për qind. Sipas së drejtës elektorale italiane, listës me shumicën e votave i jepet automatikisht edhe shumica absolute. Kështu megjithë rezultatin e ngushtë, aleanca e majtë merr 340 nga 630 vendet në dhomën e ulët të parlamentit.

Fotografi: picture alliance/dpa

Por një qeveri e qëndrueshme mund të ngrihet vetëm nëse një aleancë partishë merr shumicën në të dy dhomat. Në dhomën e dytë të parlamentit, Senat, asnjë prej kampeve nuk arriti shumicën e nevojshme prej 158 vendesh. Aleanca e Bersanit mori atje 113 vende, pasuar nga kampi i Berlusconit me 116 vende. Partneri i mundshmën në koalicion i Bersanit, kryeministri në largim Mario Monti, me 19 mandatet e tij nuk mund të sigurojë një shumicë të qartë. Koalicioni i profesorit të ekonomisë, pa përkatësi partiake, shënoi rezultat të dobët edhe në dhomën e deputetëve. I respektuar jashtë vendit për reformat e tij, të cilat në Itali kanë sjellë një ngushticë akute financiare, Monti u fajësua nga bashkëqytetarët për situatën e vështirë si pasojë e kursimeve masive.

Beppe GrilloFotografi: Reuters

Fitimtari i vërtetë

Fitimtari i vërtetë i këtyre zgjedhjeve është megjithatë ish-humoristi Beppe Grillo, i cili me lëvizjen e tij të protestës Pesë Yjet, arriti të marrë 25 për qind të votave. Opinoni për Grillon dhe lëvizjen e tij është i ndarë: përkrahës vijnë kryesisht nga radhët e të rinjve.

Grillo ka përjashtuar sidoqoftë paraprakisht aleanca të mundshme me partitë e etabluara. Kështu qeverisja në Itali e madje edhe krijimi i një qeverie duket se do të jenë të vështira.

Zgjedhje të reja?

Për ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës dhe të gjithë BE-së, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare u vu shumë në lojë. Vendimtare është se sa shpejt do të krijohet një qeveri e qëndrueshme në vendin e zhytur në recesion të thellë. Mediet në Itali reaguan me indinjatë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve: "Corriere della Sera" foli për "zgjedhje tronditëse", të cilat do të kenë si pasojë bllokimin e parlamentit. "La Repubblica" mendon se qeverisja është e pamundur. Me maxhoranca të ndryshme në të dy dhomat nuk është i mundur krijimi i asnjë qeverie, u shpreh edhe Stefano Fassina nga Partia Demokratike e Bersanit. Disa kolegë partie të Bersanit spekulojnë madje që tani për mundësinë e zgjedhjeve të reja, pas një reforme të ligjit të komplikuar elektoral. Kryeministri në largim Mario Monti, bëri thirrje të mos vihen në lojë "sakrificat e deritanishme të popullit italian".