1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ivanoviç në hapje të procesit: Jam i pafajshëm

(vfb) afp26 Gusht 2014

Në hapje të procesit për krime lufte (26.08.2014) para një Gjykate Ndërkombëtare në Mitrovicë, udhëheqësi i serbëve në veri të Kosovës, Oliver Ivanoviç, deklaroi, se është i pafajshëm.

Oliver-Ivanovic.jpg
Fotografi: DW

Ivanoviç u arrestua në janar. Ai akuzohet për krime lufte dhe vrasje gjatë trazirave në Kosovë në vitet 1999 dhe 2000. 61 vjeçari Ivanoviç, një ish-sekretar shteti në Serbi, është i pari përfaqësues i nivelit të lartë të minoritetit serb në veri të Kosovës, i cili duhet të përgjigjet për krime lufte para gjykatës së Misionit të BE-së për Drejtësinë në Kosovë, EULEX. Edhe serbë të tjerë nga veriu i Kosovës të akuzuar hodhën poshtë në hapje të procesit çdo përgjegjësi lidhur me aktet që u ngarkohen atyre në aktakuzë.

Politikani i moderuar i preferuar si partner bisedimesh

Oliver Ivanoviç në zgjedhjet lokale 2013Fotografi: picture-alliance/dpa

Ivanoviç në zgjedhjet lokale në fund të nëntorit 2013 u zgjodh në Mitrovicën veriore si deputet lokal. Serbët përbëjnë shumicën në këtë rajon. Për qëndrimin e tij pajtues Ivanoviç vitet e fundit ka qenë një partner i preferuar bisedimesh për bashkësinë ndërkombëtare. Pas luftës në periudhën 1998-1999 Ivanoviç ka luajtur një rol kyç si negociator në bisedimet me NATO-n, OKB-në dhe BE-në dhe konsiderohej si partneri i përshtatshëm për bisedimet në dialogun me Kosovën.