1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

210808 wirtschaftsstandort israel

Tanja Krämer21 Gusht 2008

Vitet e fundit Izraeli e ka përmirësuar në masë të madhe imazhin e tij si parajsa e teknologjisë së lartë dhe konsiderohet si një nga qendrat ekonomike me rritje më të shpejtë në botë.

Shumë firma të mëdha gjermane dhe ndërkombëtare kanë prej vitesh filiale në Izrael
Shumë firma të mëdha gjermane dhe ndërkombëtare kanë prej vitesh filiale në IzraelFotografi: AP

Edhe firma të mëdha gjermane ndodhen tashmë prej vitesh në Izrael. Telekomi gjerman p.sh. ka një qendër kërkimore në universitetin Ben Gurion por edhe firma të tjera të njohura si Nokia-Siemens apo SAP janë tërhequr nga Izraeli.

Krijimtari, inovacion, potenciale zhvillimi

Tel-Avivi, qyteti buzë Mesdheut dhe rrethinat e tij vlerësohen si një qendër ekonomike gjithnjë e më tërheqëse edhe për sipërmarrjet e huaja. Në redaksinë e gazetës ekonomike izraelite "Globes" ndiqen zhvillimet: në radhë të parë sektori i teknologjisë së përparuar po rritet shpejt thotë kryeredaktori Haggay Golan: "Fillimi ishin të ashtuquajturat 'startups'. Kemi parë këtu shumë firma të vogla dhe sipërmarrje që janë shumë krijuese dhe inovatore të cilat kanë dëshmuar shumë iniciativë personale. Ky potencial do të zhvillohet edhe më shumë."

Krijimtari dhe inovacion: këto tërheqin edhe firmat gjermane. Kështu edhe prodhuesin e programeve për kompjutera SAP. Që prej fundit të viteve 90-të kjo firm investon në Valdorf në Izrael krahas qendrave ekonomike si India dhe SHBA. Kohët e fundit një repart kërkimesh është transferuar në Izrael.

Shefi i SAP Mickey Steiner e shpjegon kështu interesin ndaj Izraelit: "Ndoshta puna nuk është e lirë por mendoj se faktori kyç është që nga një informaticien izraelit ne marrim shumë më tepër krijimtari dhe njëkohësisht cilësi të lartë."

Mbi tarracën verore të firmës janë ulur disa prej specialistëve që ofron tregu i vogël i talenteve në Izrael. Kërkimet e hershme nga ushtria izraelite dhe specialistët nga ish Bashkimi Sovjetik e kanë çuar përpara Izraelin në sektorin e teknologjisë së përparuar.

Informaticienia Chen Lev shfrytëzon mjedisin global të firmës: "Ne izraelitët kemi një mënyrë krejt tonën për të bërë gjërat. Avantazhi i të punuarit në një firmë globale është që mund të njohësh edhe rrugë për të punuar ndryshe."

Imazhi si rajon krize

Por Izraeli vazhdon të konsiderohet si rajon krize. Tërheqja e firmave të reja për investime është e vështirë. Grisha Alroi e dhomës së tregtisë izraelito-gjermane tregon : “Tek firmat e vogla dhe të mesme mendohet mirë për investime duke marrë në konsideratë njoftimet në lajme. Statistikisht nuk ka asnjë arsye për të patur drojë. Por nuk është vetëm kjo. Ekziston edhe frika e humbjes së tregjeve tërheqëse dhe fitimprurëse në hapësirën arabe.”

E megjithatë sipas ekspertëve Izraeli gjatë viteve të ardhshme do të rrisë potencialet e tij. Dhe Gjermania investon në vendin buzë Mesdheut me zgjerimin e projekteve të përbashkëta kërkimore.