1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli i ndalon hyrjen Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së

2 Tetor 2024

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres, sipas Izraelit, nuk e dënoi "pa mëdyshje" sulmin e Iranit. Kjo është arsyeja pse qeveria izraelite tani e ka shpallur atë person të padëshiruar.

Antonio Guterres
Fotografi: William Volcov/ZUMA Press Wire/picture alliance

Izraeli ka ndaluar hyrjen në territorin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres. Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz e kritikoi Guterresin për njëanshmëri ndaj vendit të tij. Ai e shpalli atë "persona non grata".

"Kushdo që nuk e dënon pa mëdyshje sulmin e urryer të Iranit ndaj Izraelit, siç ka bërë pothuajse çdo vend në botë, nuk meriton të shkelë në tokën izraelite”, shkroi Katz në platformën X:

Një Sekretar i Përgjithshëm "i cili u mbron shpinën terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve të Hamasit, Hezbollahut, Huthit dhe tani Iranit - anijes mëmë të terrorit global" do të hyjë në historinë e OKB-së "si një njollë".

Fotografi: ursun Aydemir/Anadolu/picture alliance

"Kjo duhet të ndalet”

Pas sulmit, António Guterresi u bëri thirrje në mënyrë të përgjithshme palëve në konflikt të tregojnë përmbajtje: "Kjo duhet të ndalojë, ne kemi nevojë absolutisht për një armëpushim," shkroi ai gjithashtu në platformën X.

Muajt e fundit, Guterresi ka folur rregullisht në mënyrë kritike për Izraelin dhe ka akuzuar ushtrinë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Ai dënoi sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, por tha, duke iu referuar pushtimit izraelit të territoreve palestineze, se ai nuk ndodhi "në një vakum".

ag/tg