1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli liron 250 të burgosur palestinezë, shumica prej tyre të Lëvizjes Fatah

17 Korrik 2007


Kabineti izraelit ka miratuar një listë me emra te 250 palestinezëve të burgosur , të cilët prej ditës së premte do të jenë të lirë.
Më këtë veprim, qeveria izraelite do të mbështesë presidentin Mahmud Abaz në luftën për pushtet kundër Hamasit radikalislamik.Si kusht për lirimin e tyre mbetet që ata nuk duhet të zhvillojnë asnjë veprim të dhunshëm kundër Izraelit. Sipas të dhënave të autoriteteve izraelite, 85% e të burgosurve i përkasin Lëvizjes Fatah dhe 15% grupeve të vogla palestineze.Anëtarët e Lëvizjes Hamas nuk janë në këtë listë.Në burgjet izraelite janë gjithsej rreth 10500 palestinezë.