1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli liron fondin e ngrirë të taksave palestineze

2 Korrik 2007

Jeruzalem: Izraeli i ka transferuar Autoritetit autonom palestinez këstin e parë të taksave të mbajtura të palestinezëve. Bëhet fjalë për rreth 118 milionë dollarë amerikan, njoftoi një zëdhënës i autoritetit autonom në Ramallah të Bregut Perëndimor. Izraeli pat ngrirë këto mjete pas ardhjes në pushtet të Hamasit radikal islamik. Gjithsejt në pyetje janë mbi 400 milionë dollarë.