Izraeli ne përpjekje për të kontaktuar me qeverinë palestineze
9 Korrik 2007Jeruzalem:Izraeli po bën përpjekje që të krijojë kontakte me qeverinë e re palestineze.Në Jeruzalem, ministrja e jashtëme, Zipi Livni priti kryeministrin palestinez,Salam Fajad.Qeveria izraelite ka miratuar po ashtu vendimin për lirimin e 250 palestinezëve të burgosur si gjest i vullnetit të mirë ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Të 250 personat janë nga lëvizja Fatah e presidentit Abbas dhe lirimi i tyre është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet kryeministrit izraelit, Ehud Olmert dhe presidentit Abbas, në takimin që u mbajt në muajin qershor në Egjipt. Lista finale e atyre që do të lirohen pritet së shpejti.
Autoritet izraelite ndërkohë janë duke organizuar një takim të ri midis kryeministrit Ehud Olmert dhe presidentit palestinez Mahmud Abaz.