1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli nis një seri sulmesh me raketa ndaj Iranit

26 Tetor 2024

Izraeli ndërmerr një sulm "hakmarrës" me raketa ndaj Iranit. Prej tij rrezikon përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Pamje e përgjithshme nga Teherani pas shpërthimeve
Izraeli nisi një seri sulmesh me raketa ndaj Teheranit dhe disa qyteteve të tjetra në IranFotografi: Majid Asgaripour/WANA via REUTERS

Izraeli nisi herët në mëngjes një seri sulmesh me raketa ndaj Iranit. Ky sulm "hakmarrës" ishte sulmi parë të hapur ndaj Iranit dhe prej tij rrezikon përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme.

Shpërthime të shumta janë dëgjuar në kryeqytetin e vendit Teheran.  Disa orë më vonë, ushtria izraelite tha se misioni i saj kishte "përfunduar", pasi akuzoi Iranin "dhe përfaqësuesit e tij në rajon" se kishin sulmuar Izraelin që nga 7 tetori.

Irani: Dëm i kufizuar

Ushtria e Iranit tha se sulmet shkaktuan "dëm të kufizuar" dhe se sistemi i tij i mbrojtjes ajrore kishte arritur t'u kundërvihej me sukses sulmeve të Izraelit ndaj objektivave ushtarake.

Ushtria e Iranit tha se sulmet shkaktuan "dëm të kufizuar" Fotografi: ATTA KENARE/AFP

Sulmi pason zotimin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për ta detyruar Iranin të paguajëpër sulmin e tij më 1 tetor, kur Teherani qëlloi rreth 180 raketa Izraelin.  Udhëheqësit iranianë thanë se sulmi ishte hakmarrje për vrasjet izraelite të liderëve militantë dhe agresionit në Liban kundër Hezbollahut të mbështetur nga Irani.

Rrezik për përshkallëzin të gjendjes 

Zyrtarët në SHBAdhe Britaninë e Madhe e mbrojtën të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por paralajmëruan kundër "përshkallëzimit të mëtejshëm".

Arabia Saudite i dënoi sulmet ndaj Iranit si një "shkelje të sovranitetit të Iranit" dhe ligjit ndërkombëtar.