1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli nuk do katastrofë humanitare në Rripin e Gazës

Clemens Verenkotte18 Qershor 2007

Nuk ka ndërprerje të furnizimit me mallra pas marrjes së pushtetit nga Hamasi. Furnizimi i popullsisë me ushqime, rrymë, medikamente dhe ujë duhet të sigurohet, deklaron pala izraelite

GazaFotografi: AP

Izraeli synonte të pengojë një krizë humanitare në Rripin e Gazës. "Ne nuk kemi interes, që ta përkeqësojmë një situatë gjithsesi të vështirë", tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme izraelite, Mark Regev. Furnizimi i popullsisë me ushqime, rrymë, medikamente dhe ujë duhet të sigurohet. Izraeli gjithsesi nuk do të hyjë në kontakt me përfaqësues të Hamasit, për të diskutuar për kryerjen e transportit të mallrave, shtoi zëdhënësi i ministrisë së jashtme.

Deri në shtypjen ushtarake të njësive të Fatahut nga milicët radikalë islamistë javën e kaluar në kalimin e vetëm kufitar izraelito-palestinez Karni kishte doganierë të Fatahut që kontrollonin mallrat që hynin e dilnin në rripin e Gazës. Rripi i Gazës me rreth 1,5 milionë banërë është krejtësisht i varur ekonomikisht nga Izraeli.

Çdo vit përmes Karnit kalojnë produkte prej 3 miliardë shekel rreth 540 milionë euro, dy të tretat e mallrave janë eksporte izraelite që hyjnë në Gaza, një e treta e prodhimeve eksporte palestineze që hyjnë në Izrael. Pika kufitare për kalimin e mallrave Karni është "arterie vitale" e Rripit të Gazës. Palestinezet në Rripin e Gazës janë të varur 100% nga Izraeli në benzinë, naftë dhe gaz për të gatuar.

Sipërmarrja energjitike izraelite Dor Alon, furnizuesi i vetëm i karburantit në Rripin e Gazës, deklaroi sot në mesditë, se do të heqë nderprerjen e djeshme të furnizimeve me bezinë dhe gaz dhe do të furnizojë perseri. Mbi 60% e rrymës, që shfrytëzohet në Rripin bregdetar, vjen nga rrjeti izraelit. Në verën e kaluar aviacioni izraelit bombardoi pas rrëmbimit të një ushtari nga ekstremistet palestinezë të vetmin central elektrik në Rripin e Gazës, që u riparua pjeserisht nga ekspertet egjiptianë.

Ministri izraelit i infrastrukturës Ben Elisiser deklaroi në fundjavë se të gjitha furnizimet e Rripit të Gazës duhen ndërprerë, deri sa ta kuptojë se cfare po ndodh atje. Izraeli, tha tekstualisht ministri i partisë së punës, duhet të forcojë izolimin e Rripit të Gazës."

Ish-gjeneralmajori Giora Eiland dikur kryetar i Këshillit Kombëtar të sigurisë, deklaroi se: "Në moment nuk kemi askend, me të cilin të flasim, dhe as se për çfarë të flasim. Mendoj që vështirësitë që do të kalojë Rripi i Gazës, qeveria e të cilit duhet të ushqejë fundja secilin nga 1,4 milionë banoret, do ta detyronin qeveritë të bënte hapa, që tani nuk mund t´i perfytyrojë. Në realitet mund të ndodhë, që në cështjet praktike, Izraeli mund të flasë shumë mirë me Hamasin." Megjithatë thirrja për ndihmë tha ish-gjenerali, duhet të vijë nga "pala tjetër". Vullnetarisht Izraeli nuk do të deklarohet vetë.