1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Izraeli pranon tërthorazi sulmin misterioz të kryer ndaj Sirisë

29 Tetor 2007

Izraeli fillimisht të paktën tërthorazi ka pranuar sulmin misterioz të kryer ndaj Sirisë në fillim të shtatorit. Gjatë një mbledhje të kabinetit qeveritar kryeministri Ehud Olmert shprehu keqardhjen kundrejt Turqisë në rast se ka ardhur deri tek shkelja e hapësirës së saj ajrore. Zyra e Olmertit njoftoi se kryeministri që në javën e kaluar i ka kërkuar falje kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan (Recep Tayyip Erdogan). Nga ana tjetër udhëheqësi i Autoritetit Ndërkombëtar për Energjinë Bërthamore Mohamed El Baradej (Mohammed el Baradei) kërkoi sq1arime për sulmin ajror izraelit në Siri. Deri tani askush nuk ka ofruar dëshmi se bëhej fjalë për një sulm ndaj një centrali të fshehtë bërthamor në Siri, tha El Baradej.