1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Japonia tronditet nga një tërmet 6,8 ballësh, 400 të plagosur

16 Korrik 2007

Në veriperëndim të Japonisë ka pasur lëkundje të forta të tokës me intensitet 6,8 ballë, sipas shkallës Richter. Sipas të dhënave të para të televizionit japonez, NHK më shumë se 400 njerëz janë plagosur si dhe shumë shtëpi janë rrënuar. Autoritetet vendore janë të shqetësuara se lëkundja e tokës mund të ketë ardhur si pasojë e një tsunami. Tre centralë atomik janë mbyllur automatikisht. Tërmeti ka ndodhur 260 km larg Tokios, ndërsa epiqendra shtrihet 10 km në thellësi të detit, në provincën Niigata.