Javët gjermane në Kosovë
21 Shtator 2009
Do të jenë gjithsej katër javë të përshkuara nga kultura gjermane, gjatë të cilave një publiku të gjerë kosovar do t' i prezantohen rrymat aktuale të jetës shoqërore në Gjermani. Java e pestë e filmit gjerman do të jetë pjesë përbërëse e këtij organizimi, ashtu si edhe një mbrëmje poetike me Semper-Operën e Dresdenit, një ekspozitë karikaturash, një koncert i muzikës pop, "Ditët të gjuhës gjermane", një turne futbolli, një sfilatë mode, expozita fotografish, një diskutim i hapur dhe shumë e shumë manifestime të tjera.
Një jubile i veçantë, është edhe 10-vjetori i bashkëpunimit zhvillimor të Gjermanisë me Kosovën, i cili gjithashtu do të vlerësohet gjatë "Javëve gjermane". Thelbi i këtij programi është koncerti për violinë në e-mol nga Felix Mendelssohn-Bartholdy, i cili këtë vit do të kishte mbushur 200 vjet. Përveç kësaj do të paraqitet edhe uvertura Beethovenit nga tragjedia "Egmont", disa uvertura nga "Vallet hungareze" të Brahmsit si dhe kompozimi "Malësorja" i Lorenc Antonit, i cili më 1948 në Prizren hapi shkollën e parë të muzikës në Kosovë.
Me këtë rast Desar Sulejmani do të paraqitet për herë të parë si dirigjent mysafir i Filharmonisë së Kosovës. Është kjo hera e pestë që nga përfundimi i luftës që në Prishtinë, organizohen ditët e kulturës gjermane. Mirëpo, gjatë herave e të shkuara, janë shfaqur vetëm filma artistikë dhe dokumentarë nga Gjermania në bashkëpunim edhe me producentë nga Kosova.
Kësaj radhe, javët e kulturës gjermane do të zgjasin plotë katër javë gjatë të cilave një publiku të gjerë kosovar do t' i prezantohen rrymat aktuale të jetës shoqërore në Gjermania.
Autor : Bekim Shehu
Redaktoi : Aida Cama