1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Java në Fokus: Nato do të përdorë ton më të ashpër ndaj Rusisë, SHBA-të nënshkruajnë me Poloninë një pakt për stacionimin e mburojës raketore

26 Gusht 2008

1. Nato do të përdorë një ton më të ashpër ndaj Rusisë ministrat e jashtëm të Natos kërkuan në takimin e tyre të krizës për situatën në Kaukaz me 19 gusht tërheqjen e menjëhershme të trupave ruse nga territori gjeorgjian. Auron Dodi

2. I dobishëm vetëm vendeve të pabesa? - SHBA-të nënshkruajnë me Poloninë një pakt për stacionimin e mburojës raketore

Pasi ranë dakort të martën (19.8.) në Varshavë, Ministrat e Jashtëm të Polonisë dhe të SHBA-ve, Kondoliza Rajs dhe Radoslav Sikorski, nënshkruajnë sot (20.8.) marrëveshjen për stacionimin e mburojës antiraketore amerikane në Poloni. Ky plan shihet me zemërim nga Rusia e cila e konsideron atë një kërcënim. Nëse marrëveshja do të zbatohet vërtet kjo varet nga rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA në fillim të muajit nëntor.

3. Tirana mirëpriti të martën (19.08.) vendimin e qeverisë italiane për të ndertuar një linje energjitike nenujore prej 400 kilovolt me Shqiperine per te importuar energji.

Kompania italiane " Moncada" do te marre persiper ndertimin e kesaj linje.

Zedhenesja e Ministrise se Ekonomise dhe Energjitikes, Iva Tiço tha sot per DW se ndertimi ikewsaj linje eshte pjeswe e projekteve qe ka qeveria per te thithur investime te huaja dhe ndertuar linja transmetimi te energjise me vendet fqinje.

Italia ka shprehur interes te investoje edhe ne prodhimin e energjise nga era ne Gadishullin e Karaburunit. Ani Ruci.

4. Të mërkurën pasdite (20.08.) si pasojë e një aksidenti të një avioni të shoqërisë ajrore Span Air në aeroportin e kryeqytetit spanjoll Madrid humbën jetën 153 njerëz, ndër ta ka patur të paktën 20 fëmijë, 19 vetë kanë mbijetuar. Mark Koch informon.

Kaloje seksionin tjetër Zbulo më shumë