Java në fokus: Vendosja e Euleksit dhe trazirat në Greqi
15 Dhjetor 20081. Misioni evropian për polici dhe drejtësi, EULEX, zyrtarisht filloi punën në të gjitha rajonet e Kosovës. 100 pjestarë të misionit, policë, gjyqtarë dhe doganierë u vendosën në pjesën veriore të Kosovës, pa ndonjë telashe. Ky numër sipas udhëheqësve të misionit EULEX, do të shtohet në ditët e ardhshme. Ata u bënë thrirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me misionin e ri evropian. Për më shumë nga Prishtina njofton korrespondenti ynë, Bekim Shehu.
2. Trazira të pashoq në Athinë pas vdekjes së nxënësit 15 vjeçar, Aleksandros Grigoropulos nga plumbat e policisë në lagjen Exarchia të Athinës. Dëshmimtarët okularë bëjnë fjalë për "të shtëna me qëllim", ndërsa policia këmbëngul, që ishte një rast i veçuar, një plumb i ardhur diagonalisht. Exharchia prej vitesh konsiderohet lagja e autonomëve dhe shpeshherë ka pasur përleshje me policinë. Edhe në vitin 1985 ka pasur një rast vdekjeje të një nxënësi. Mihalis Kaltezas u qëllua nga policia, që bëri fjalë për mbrojtje në nevojë. Trazirat në Greqi ndërkohë kanë përfshirë edhe qytete të tjera. Janis Papadimitrou nga Athina
3. Emigracioni shqiptar duke e ndjerë veten si pjesë të realitetit grek mban qëndrim kritik për dhunën dhe shkatërrimet në Greqi. Ai shikon shkaqe më të thella në shpërthimin e dhunës dhe vlerëson se pozita e tij vështirësohet në sfondin e krizës më gjerë. Niko Angnosti bisedoi me shqiptarë në Athinë.